https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“E dimë kush do të jetë nesër”, Tahiri: VV deri tash ka propozuar kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje deri tash ka propozuar kandidatë për Kryeparlamentar që mbajnë “rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pa përmendur emra, Tahiri ka thënë se dihet kush do të jetë kandidati i radhës.

Deri tani, Vetëvendosja ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën dhe Hekuran Muratin.

Postimin e tij e ka nisur me Albulena Haxhiun, emri i së cilës ështe hedhur disa herë në votim.

“Albulena Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000. Po kush ka luftuar në Kosovë pas qershorit 1999?! Pra, veteranët e UÇK-së mund të ndiqen për krime lufte deri më 31 dhjetor 2000, sipas ligjit të Albulenës – pikërisht ashtu siç do Serbia. Ky është shërbimi më i madh që i është bërë Serbisë”, ka shkruar Tahiri.

Për Donika Gërvallën, ka thënë se ajo “ka treguar vetë se ka bërë hetime personale, ka fabrikuar dosje për krerët e UÇK-së (me siguri bashkë me prokurorë serbë) dhe thotë se i ka dorëzuar pranë Gjykatës, duke u mburrur vetë me këtë veprim”.

Gërvalla ka thënë dje se nuk është dëshmitare e Hagës dhe se s’ka kontakt e as s’ka dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale.

“Gjithkush e di që Donika Gërvalla nuk ka as kontakt, as dëshmi, as dëshmitare lidhur me Gjykatën Speciale. Është tjetër që fushatat për denigrimin dhe baltosjen e personalitetit tim.  Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK. Duhet të maten fort mirë sepse mund tu dalë që historia t’u tregojë që kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe si strukturë, disa të tjerë ende kanë qenë duke pirë qumësht. Nuk jam dëshmitare e Hagës sepse Haga ka trajtuar dëshmitarë të dorës së parë dhe jo të tillë që mund të kenë dëgjuar diçka. Pyetni avokatët e të akuzuarve”, ka deklaruar Gërvalla.

ADVERTISEMENT

E për Muratin, Tahiri thotë se i ka përjashtuar nga paga minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë: Veteranët e UÇK-së, Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidët e UÇK-së

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Po duket se të gjithë pe dimë se kush do të jetë nesër kandidati i radhës”, ka shkruar tutje Tahiri, pa specifikuar emra.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nesër në 11:00 do të vazhdojë seanca e Kuvendit. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas seancës së djeshme kur dështoi zgjedhja e Hekuran Muratit, është pyetur nga gazetarët se kë do ta propozojnë për kryetar të Kuvendit të dielën.

Kurti duke qeshur tha ‘’e merrni vesh të dielën’’.

Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, emri i një kandidati mund të hidhet në votim vetëm tri herë.

Poste të ngjashme

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se i dyshuari A.B., është ndaluar për 48-orë nën dyshimin se ka kryer veprën...

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

21/05/2026, 14:41

Gjatë ditës së enjte, në veri të vendit është përuruar strehimorja e parë institucionale, e rinovuar me një investim prej...

Lajmi i fundit

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv