Ish-reperi Fero është bërë sërish temë diskutimi pas marteses së tij të dytë me Nitën, një vajzë që ai e mbajti të fshehur nga publiku deri në momentin kur Prive zbuloi ekskluzivisht profilin e saj. Pas kësaj, Fero nuk e ka hezituar të shfaqë shpesh bashkë me Nitën në mediat sociale, duke e bërë lidhjen e tij më të njohur për ndjekësit e tij.
Megjithatë, Nita, e cila ka pasur angazhime të mëparshme si modele, ka reaguar në lidhje me etiketimet e vazhdueshme si “modele” që janë bërë në mediat sociale për të. Ajo ka bërë një deklaratë të veçantë, duke sqaruar se modelingu ka qenë një fazë e jetës së saj, por që tani ka ndjekur një rrugë të ndryshme profesionale.
Nuk e di pse po shoh ‘modele’ në çdo postim të bërë për mua, kur hera e fundit që qëndrova para një kamere isha 18 vjeçe në London Fashion Week, e nisa si 15 vjeçe dhe fatmirësisht e kisha gjithmonë familjen time kudo që shkoja me vete”, ka shkruar Nita në një reagim të saj në rrjetet sociale.
Ajo ka vazhduar duke thënë se, megjithëse i ka pëlqyer modelingu si adoleshente, prioritetet e saj janë ndryshuar me kalimin e kohës. Nita është fokusuar në karrierën akademike, duke studiuar Drejtësi në UCD dhe duke pasur mundësinë për të realizuar praktika në institucione të rëndësishme, si Dillon Eustace dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.
Në këtë periudhë, ajo ka vendosur të drejtohet drejt diplomacisë dhe aktualisht ndodhet në semestrin e fundit të universitetit. Për Nitën, kjo rrugë akademike dhe profesionale ka një rëndësi të veçantë, pasi ajo e ka ndjekur modelin e nënës së saj, e cila ka pasur një karrierë të suksesshme diplomatike në Irlandë.
Duke parë punën diplomatike të nënës sime në Irlandë dhe duke ndjekur gjurmët e saj, më bëri të vlerësoja se sa larg kemi arritur të gjithë dhe sa e bekuar kam qenë që jam dëshmitare e etikës së punës dhe forcës që prindërit e mi kanë treguar gjithmonë”, ka përfunduar Nita. /Telegrafi/
Post Views: 87