Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e enjte do ta vizitojë Vjenën.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Po, mund ta konfirmoj se kryeministri do të udhëtojë në Vienë”, tha shkurtimisht Kryeziu.
Kryeministri Kurti, do të mirëpritet nga Kancelari Federal, Nehammer me nderime ushtarake. Pas një takimi të përbashkët pune, është planifikuar një konferencë për media.
Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Vjenë të enjten, do të mbajë edhe një fjalim si i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.
Ai do të flasë për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian’. Ndryshe kjo vizitë e Kurtit në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillime pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.







