https://www.facebook.com/etcks https://www.facebook.com/etcks https://www.facebook.com/etcks
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

E mbijetuara e dhunës seksuale lëshon sallën teksa po fliste Daçiq

E mbijetuara e dhunës seksuale lëshon sallën teksa po fliste Daçiq

Prezenca e Ivica Daçiq ka bërë që e mbijetuara e dhunës seksuale nga Kosova ta lëshojë sallën ku po diskutohej për parandalimin e dhunës seksuale.

Në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftë, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë nuk mbajti përgjegjësi për krimet e kryera që Serbia i ka kryer në Kosovë. Shyrete Tahiri Sulimani deklaron për KosovaPress se nuk arriti gjatë ditës së djeshme të dëgjojë fjalimin e Daçiq, meqë nuk po ndjehej mirë.

Ajo dje dhe sot po merr pjesë në këtë konferencë të organizuar në Londër, e ftuar si e mbijetuar e dhunës seksuale e luftës së fundit në Kosovë.

“Unë jam e ftuar si e mbijetuar e luftës nga Kosova. Kështu që dje në panel unë e pash ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe u largova nga salla. Sepse nuk e ndjeva veten rehat dhe mirë. Kështu që ekipi është marrë me këtë çështje dhe shpresoj që të mos kemi situata të tjera”, deklaron ajo për KosovaPress.

https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf

Tahiri Sulimani shpreson që të mbijetuarat mos të përballen më me përgjegjës të këtyre krimeve.

“Unë kisha propozuar që herave të tjera me qenë më vigjilent dhe të jemi më të sigurt se si ndjehen të mbijetuarat dhe prezenca e këtyre nuk është e këndshme, kështu që shpresoj që herave tjera nuk do të ketë këso incidente”, shton ajo.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti. Ajo deklaron se Daçiq në fjalimin e tij kishte tendencë të mbante “ligjëratë para studentëve”.

“Gjatë diskutimeve në panelet e parapara gjatë ditës, prezent ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, i cili nuk tha asgjë tjetër. Dihet mirë fakti që Serbia ende as nuk ka pranuar, as ka bërë kërkim falje dhe as ka marrë ndonjë përgjegjësi në raport me krimet e luftës. Takimi i tij ishte më shumë një takim, në panelin në të cilin ai mori pjesë mbante ligjërata sikur para studentëve. Duke thënë që Serbia duhet të punojë në parandalim, t’i edukojë të rinjtë dhe të ndajë përvojat e veta. Realisht pjesë e atij forumi ishin edhe të mbijetuarit e dhunës seksuale nga ballkani, përfshirë këtu edhe Shyrete Tahiri Sulimani, por edhe nga Bosnjë-Hercegovina dhe nga Kroacia”, deklaron ajo.

Fjalimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Rushiti shton se ka irrituar pothuajse të gjithë të pranishmit.

ADVERTISEMENT

“Prezenca e tij i irritoi dhe i bëri të mbijetuarit e dhunës seksuale, por edhe ne që ishim që të mos ndjehen mirë. Për faktin se Serbia si shtet, por edhe vet ministri Daçiq është një person i cili në të kundërtën ai vazhdimisht ka qenë i involvuar në regjimin e Millosheviqit. Gjuha e komunikimit të tij, vazhdimisht ka mbjellur urrejtje dhe jo tolerancë, në të kaluarën. Pa i pranuar asnjëherë faktet dhe të vërtetën e dhimbshme të Kosovës. pikë së pari, bëri që shumë të mbijetuar të cilët kanë qenë prezent në atë sesion ta lëshojnë konferencën, pastaj reagimet e organizatave joqeveritare dhe ku pasoi edhe në mënyrë kulmore me prezencën e zëvendëskryeministres, ministres së Jashtme, Donika Gërvalla”, shton Rushiti për KosovaPress.

Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar për prezencën e Daçiq në këtë konferencë. Ajo ka deklaruar se i njëjti është një nga autorët e këtyre krimeve, si dora e djathtë e diktatorit Slobodan Millosheviq.

Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt po mbahet në Londër.

Post Views: 33

Poste të ngjashme

Inspeksioni në Podujevë dënon me dy mijë euro gjobë një biznes, këto janë arsyet

Inspeksioni në Podujevë dënon me dy mijë euro gjobë një biznes, këto janë arsyet

05/12/2023, 15:14

Inspektorët e tregut në Podujevë sot gjatë kontrolles rutinore kanë hasur në parregullsi në një market, për pasojë ata kanë...

Rrëfimi i babait të Granit Plavës, dorasit të Liridonës. Mesazhet e tija për familjen e Naim Murselit dhe Ademajt

Rrëfimi i babait të Granit Plavës, dorasit të Liridonës. Mesazhet e tija për familjen e Naim Murselit dhe Ademajt

05/12/2023, 14:13

Rrëfimi i babait të Granit Plavës, dorasit të Liridonës. Mesazhet e tija për familjen e Naim Murselit dhe Ademajt  ...

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

05/12/2023, 9:32

Duke diskutuar mbi vrasjen e Liridona Ademajt, rivarrimin dhe drejtësinë për të, avokati i njohur Besnik Berisha ka thënë se...

Grabitje e armatosur në një market

Grabitje e armatosur në një market

05/12/2023, 9:13

Në një market në Ferizaj, ka ndodhur një ngjarje grabitjeje ku dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës kanë...

Përveç 2 eurove, haset edhe një monedhë tjetër e falsifikuar në Kosovë

Përveç 2 eurove, haset edhe një monedhë tjetër e falsifikuar në Kosovë

05/12/2023, 8:45

Problemi me paratë false po vazhdon t’i shqetësojë qytetarët dhe institucionet. Monedha 2 euroshe është shkaktuar në problem të vazhdueshëm....

Lajmi i fundit

Inspeksioni në Podujevë dënon me dy mijë euro gjobë një biznes, këto janë arsyet

Inspeksioni në Podujevë dënon me dy mijë euro gjobë një biznes, këto janë arsyet

05/12/2023, 15:14
Rrëfimi i babait të Granit Plavës, dorasit të Liridonës. Mesazhet e tija për familjen e Naim Murselit dhe Ademajt

Rrëfimi i babait të Granit Plavës, dorasit të Liridonës. Mesazhet e tija për familjen e Naim Murselit dhe Ademajt

05/12/2023, 14:13
Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

05/12/2023, 9:32
Grabitje e armatosur në një market

Grabitje e armatosur në një market

05/12/2023, 9:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv