https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

E quajti “horr”, Isa Mustafa i përgjigjet Dejona Mihalit: Qeveria ime ia kishte ndaluar qëndrimin në Kosovë

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Në mesazhet e publikuara, ‘komisarja’ e VV-së, Dejona Mihali, e ofendonte LDK-në duke thënë se “këta janë më horra se Isa Mustafa”.

Pra, Mihali e ofendonte rëndë ish-kryetarin e LDK-së, me të cilin edhe kishin bashkëpunuar.

Mustafa ka thënë se në kohën kur ai e kishte udhëhequr qeverinë, ia kishin ndaluar Mihalit hyrjen në Kosovë.

Sipas Mustafës, këto ofendime nuk janë çështje e një individi, por një frymë që ka marrë përkrahje në osovë.

“Sa më kujtohet, institucionet përgjegjëse të qeverisë time ia patën ndaluar znj Mihajli qëndrimin në Kosovë. Sot nuk mund ta fajësoj zonjën në fjalë për ofendimet ndaj meje dhe LDK-së, sikurse edhe për dirigjimin e pushtetit. Këto ofendime e sjellje parashtetërore sublimojnë një frymë që është mbjellë në Kosovë, që ka marrë votë e përkrahje qytetare. Nuk e konsideroj si çështje të një individi”, tha Mustafa për Nacionalen.

Në prill të vitit 2022 kishte shpërthyer skandali për punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Në KEK ishin punësuar familjarë e militantë të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes.

Kjo temë ishte diskutuar edhe në mesazhet ndërmjet ‘komisares’ së VV-së, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.

Për këto punësime, sipas mesazheve, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte shkruar Email zyrtarisht në Korporatën Energjetike të Kosovës për të kërkuar informacione.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pas kësaj kërkesë, LDK-ja kishte publikuar emrat e punësimeve në një konferencë për media. Këtë nuk kishte mundur ta kapërdijë lehtë Dejona Mihali. Ajo kishte shpërthyer në ofendime.

“Merre me mend, i bënë konferencat pastaj kërkojnë takim. Këta janë më horra se Isa Mustafa”, i kishte shkruar Mihali ish-kryeshefit të KEK-ut.

“Unë po mendoj mos t’i përgjigjem njëherë”, ia kthen Nagip Krasniqi.

“Leje të premten pasdite”, ia kthen Dejona Mihali.

Në një tjetër mesazh më poshtë, ajo i kërkon Krasniqit të ketë kujdes, pasi ‘ata janë të pabesë’.

“Edhe kujdes me ta se janë të pabesë dhe do t’i shtrembërojnë çkado që flet”, i shkruan Mihalit-Krasniqit për zyrtarët e LDK-së.

Diskutimi për LDK-në dhe për skandalin me punësime vazhdon në të tjera mesazhe.

Mihali ia përcjellë Krasniqit njoftimin e LDK-së se do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori për punësimet në KEK.

Ish-kryeshefi i KEK-ut ia kthen se e ka parë këtë njoftim.

“Kështu që takimi nuk e di sa vlerë ka”, ka shkruar Mihali.

Në ftesën zyrtare për takim që ua kishte nisur LDK-ja për të marrë më shumë informata rreth punësimeve, Nagip Krasniqi zgjedh të përgjigjet. Megjithatë, para se ta kthejë përgjigjen zyrtarisht, ia dërgon Dejona Mihalit për një tjetër verifikim.

ADVERTISEMENT

“Faleminderit për interesimin e kryetarit të LDK për takim. Megjithatë takimi lidhur me shqetësimet e juaja rreth procesit të rekrutimit do të ishte i mirëpritur nga ne, para se LDK të kishte procedura me kallëzim penal në KEK”, thuhet në një pjesë të përgjigjes të përgatitur nga Nagip Krasniqi.

Megjithatë, versioni i Nagip Krasniqit nuk pranohet në tërësi nga Dejona Mihali. Kjo e fundit ia jep redaktimet e fundit para versionit final.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Jo të ardhmen. Dhe në vend të përfshirë, si dhe të njoftoheshit me politikat e burimeve njerëzore”, thuhet në mesazhin e Mihalit.

Më pas, ajo e vazhdon bisedën, duke ia treguar Krasniqit numrin e deputetëve të LDK-së.

“Llogarit që kanë 13 deputet dmth kaq i kanë vlersuar njerëzit”, thuhet në mesazh.

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv