38-vjeçari Besart Hasi nga Klina është viktima e aksidentit që ndodhi gjatë ditës së hënë në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.
Burime të Paparacit tregojnë se i ndjeri ishte mërgimtar, teksa jetonte në Gjermani.
Sipas të njëjtave burime, mërgimtari kishte vendosur të shtynte pushimin e tij për disa ditë. Por që fatkeqësisht, papritmas aksidenti i mori jetën.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, thonë nga Policia.







