Një kosovar ka vdekur tragjikisht në një aksident komunikacioni.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori i njohur, Naser Rafuna, i cili të ndjerin e kishte djalë të tezës.
Sipas Rafunës, i ndjeri ka jetuar në Zvicër dhe ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijët e vegjël.
Nuk ka informacione shtesë rreth aksidentit.
Njoftimi i plotë i Rafunës:
Të Allahut Jemi dhe te Ai do të kthehemi .
Ngadhënjim,djali i tezës, pas një aksidenti komunikacioni ndërroj jetë duke lënë pas vehtës gruan me dy djemtë e vegjël dhe neve familjarjëve.
Na e ka kputë shpirtin Mimi jem.
Për të pame dhe procedurat e varrimit , do të ju lajmërojmë me kohë meqë i ndjeri jetonte në Zvicërr.








