https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Edhe iftareve ‘iu hyp çmimi’, por kjo nuk i ndalë kosovarët t’i mbushin restorantet

Edhe iftareve ‘iu hyp çmimi’, por kjo nuk i ndalë kosovarët t’i mbushin restorantet

14 ditët e para të muajit Ramazan kanë shkuar, duke shënuar kështu ikjen e gjysmës së këtij muajit të shenjtë.

Besimtarët myslimanë kanë agjëruar këto ditë, duke u ndarë nga pija e ushqimi në kohën e syfyrit, ndërsa, iftarin e kanë çelur, pas perëndimit të diellit.

Një nga bukuritë e këtij muaji, padyshim që janë edhe ftesat për iftare, që bëhen nëpër shtëpitë e pritësve.

Mirëpo, ka vite që kjo metodë ka ndryshuar.

Tanimë, janë restorantet ato që po organizojnë meny për iftare, duke shërbyer ushqime të ndryshme, si hurma, llokume, ujë, mishra, brumëra e deri te ëmbëlsirat e kafetë.

Kjo metodë është pëlqyer nga qytetarët, duke u shëndrruar në traditë.

Mirëpo, këtë vit, nuk është pritur shumë fluks i madh i qytetarëve nëpër restorante, kjo për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

Madje, në menytë  e restoranteve të shpërndara në rrjetet sociale, shihet se ka oferta të ndryshme, në restorante të ndryshme.

Syri.net Kosova, ka bërë një vëzhgim në kryeqytet, për t’i parë çmimet dhe fluksin e njerëzve, në kohë iftari.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në restorantin Bagolina, në Aktash dhe rrugën Muharrem Fejza, menytë e iftareve kanë nisur nga çmimet 10,90 Euro.

Sipas menaxherit të këtij lokali, Muhamet Demi, restoranti nuk ka ndryshuar çmimet e menyve të këtij lloji.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në një prononcim për Syri Kosova, ai tha se për ushqimet që ata ofrojnë, çmimet janë të njëjta me vitin e kaluar, për t’mos ua rënduar xhepin qytetarëve të Kosovës.

“Jo, çmimet nuk kanë lëvizur fare për menytë e iftareve, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, pra janë njëjtë. Ne ofrojmë ushqime si lloje të ndryshme të mishrave e sallatave, e deri te desertet, edhe pse ka pasur rritje te çmimeve të produkteve ushqimore, ne s’kemi menduar t’i ndryshojmë çmimet, që mos t’i rëndojmë agjëruesit” ka thënë ai.

Ndonëse shihej, Demi është pyetur edhe për fluksin e qytetarëve në këtë restorant, sa i përket rezervimeve për iftar dhe tha se ka më shumë rezervime deri më tani, se sa vitin e kaluar.

“Po, po ka rezervime, deri në këto ditë që flasim, ka më shumë se sa vitin e kaluar” përfundoi Demi.

Mirëpo, sa i përket restoranteve të tjera, inflacioni ka shkaktuar edhe një rritje të konsideruar të çmimeve për meny iftari.

Driton Hoti nga restoranti Hillstone, i tha Syrit se në krahasim me dy vitet e kaluara, rritja e çmimeve veç vërehet.

“Çmimet e menyve krahasuar me dy vitet e kaluara kanë rritje të konsiderueshme, duke pasur parasysh inflacionin që ka ndodhur në vend” tha ai.

Kurse, sa i përket daljes së agjëruesve në restorantin e tij për këtë vit, ai tha se është dalje e kënaqshme.

“Për dallim nga vitet e kaluara, vërehet një fluks më i vogël i qytetarëve për iftare, mirëpo, mund të them se dalja është e kënaqshme” përfundoi Hoti.

Sidoqoftë, për zonjën Remzie, qytetare, dalja në restorante nuk i pëlqen aspak, pasi, thotë se traditë e shqiptarit ka qenë qe mysafirin ta pres në shtëpi, e sidomos në muajin e Ramazanit, ku sipas saj, sevapi është i madh.

“Hiç valla s’po më pëlqen me dal me hanger ne restorante. Diqysh s’i m’i qit me hanger e mi përza. Te shpija kur vijshin mysafirt ka pas tjetër lezet, ju qitshe çka kishe, rrishin sa dojshin, bëjshim llaf shlirë. U gëzojshim kur vijke dikush për iftar, thojke nana është sevap me i jap bukë agjëruesit, me prit mirë, me i bo sajgi, e tash jo valla, tash një orë qatu në restorant, shtrenjt sa t’thush, s’di çka u ba kështu kjo kohë” përfundoi ajo.

Nga ana tjetër, Syri.net Kosova ditë më parë ka bërë edhe një krahasim të çmimeve të tri viteve të fundit, sa u përket iftareve, të cilat po i riilustrojmë prapë më poshtë:

Në vitin 2021, një ofertë për iftar, me ushqime thuajse të njëjta edhe me ofertat e 2022-ës dhe 2023-ës, ka kushtuar rreth 10 euro, në vitin 2022, 12.50 euro, kurse, këtë vit, një ofertë e tillë është rreth 15 euro. Pra, nëse shikojmë se çfarë ushqime ofrojnë, janë të përafërta./Syri.net

Image

Poste të ngjashme

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Lajmi i fundit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv