Edhe Podujeva do të jetë nikoçire e Lojrave Mesdhetare të vitit 2030.
Falënderim për punën e madhe të Ministrit Çeku dhe Presidentit të Komitetit Olimpik Krasniqi.
Lojërat nuk janë lokale, janë shtetërore dhe gjithëkombëtare. Ato do të zhvillohen që nga Podujeva deri në Durrës.
Para vitit 2030, Podujevës do t’i shtohen objekte shtesë, si Pishina Gjysmë Olimpike dhe Palestra e re.