https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Edhe tri nënshkrime”, në Slloveni ngulmohet për hetim parlamentar për aferën Berishaj

“Edhe tri nënshkrime”, në Slloveni ngulmohet për hetim parlamentar për aferën Berishaj
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka publikuar në Twitter disa raportime gazetash për skandalin e madh financiar në të cilin  dyshohet se është implikuar edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Jansha tha se Qeveria e Sllovenisë po e kthen këtë shtet në faqet e para të gazetave jashtë vendit.

Jansha tha se nga muaji maj po presin për tri nënshkrimet që siç thotë ai, koalicioni qeverisës atje i ka premtuar për formimin e një komisioni hetimor për skandalin ku përfshihet kryeministri aktual i Sllovenisë, Robert Golob.

“Me sa duket, të gjitha parlamentet e Ballkanit do të krijojnë komisione hetimore për dyshimet për korrupsion në lidhje me kompaninë GENi, para Asamblesë Kombëtare Sllovene. Që nga muaji maj, ne kemi pritur më kot tre nënshkrimet e premtuara të koalicionit Sllovenia e Re”, ka thënë Jansha.

Në nëntor të vitit të kaluar Berishaj, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor në Kuvendin e Kosovës i quajti shpifje të gjitha raportimet e mediave sllovene.

Së fundmi edhe një gazetë tjetër sllovene “Prava” raportoi për lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci me kompaninë sllovene GEN. Sipas tyre, dyshohet se Berisha është paguar nga GEN-i, dhe se ai ka tërhequr 600 mijë euro para në vitet 2019 dhe 2020.

Ndërsa një hulumtim i Gazetës Online Reporteri.net, në maj të vitit të kaluar, kishe zbuluar se gati 2 milionë euro tjera, Berisha i kishte qarkulluar në biznesin e tij në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020.

Raportimet e fundit nga gazeta Prava pretendojnë se Berishaj ka transferuar para edhe për fushatën e partisë se kryeministrit Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla,  dy ditë më parë ka thënë sse nuk mund ta shkarkojë Berishajn sepse zyrtarisht nuk ka asnjë fakt se ai ka bërë ndonjë shkelje.

“Duhet të kemi mirëkuptim se ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale, por për arsye faktike pse duhet të shkarkohet. Deri në këtë moment nuk kam asnjë informacion të vetëm që shkelje të tilla kanë ndodhur”, ka deklaruar Gërvalla ndër të tjera.

Poste të ngjashme

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk mjafton të shohim...

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në...

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka mbajtur protestë në Prishtinë. Protesta...

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

01/05/2026, 8:10

Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në dysheme. Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar...

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

30/04/2026, 22:37

Granit Tahiri nga komuna e Podujevës ka ndërruar jetë sot gjatë ditës në vendin e tij të punës në Hanover...

Lajmi i fundit

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58
Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31
“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16
Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

01/05/2026, 8:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv