https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ehat Miftaraj: Këshilltari i ministrit Peci ka kryer vepër penale që parashihet dënim deri në 3 vjet burgim

Ehat Miftaraj: Këshilltari i ministrit Peci ka kryer vepër penale që parashihet dënim deri në 3 vjet burgim
Share on FacebookShare on Twitter

Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, gjatë ditës së hënë është dënuar  me gjobë prej 1 mijë e 500 euro pasi e pranoi fajësinë për falsifikimin e rezultateve të votimit në zgjedhjet e vitit 2017, në një qendër votimi në fshatin Bare të Komunës së Mitrovicës.

Por, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Faton Peci, nuk po e bind vendimi i Gjykatës Themelore, ku po kërkon ende informacione shtesë në lidhje me këshilltarin e tij.

“Meritrokracia ka qenë dhe do të jetë sa të jem unë. E dyta është kjo një ngjarje që unë e kam kuptuar vonë e vitit 2017 në të cilën unë jam duke i mbledhur edhe disa informacione të tjera edhe përtej vendimit të gjykatës”, ka deklaruar mbrëmë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Mirëpo, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, në një përgjigje për Demokracia.com ka treguar në detaje se vepra të cilën e ka kryer këshilltari i Pecit është vepër penale dhe parashihet edhe dënim me burgim.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka monitoruar dhe raportuar lidhur me këtë rast. Çka është me rëndësi në këtë rast është fakti se në bazë të Kodit Penal të Kosovës, vepra për të cilën është dënuar këshilltari është vepër penale që kryhet vetëm me dashje, dhe për të njëjtën është paraparë dënim prej 1 deri 3 vite burgim”, ka thënë Miftaraj.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Miftaraj ia ka bërë të qartë ministrit Peci se nuk është autoritet të vlerësoj vendimet e shqiptuara nga gjykata.

“Për këtë vepër, i dënuari ka pranuar fajësinë. Me fjalë tjera sipas ligjit kjo vepër nuk mund të kryhet nga pakujdesia ose për shkak se zyrtari ka qenë nonshalant. Sikurse, sipas Kushtetutës dhe ligjit ndaj vendimeve në gjykatës së shkallës së parë është e lejuar ankesa në Gjykatë të Apelit dhe assesi nuk është autoritet Ministri Peci të hetoj, hulumtoj apo vlerësoj për një dënim të shqiptuar nga gjykata”

Poste të ngjashme

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Krenare Çerkinin si pjesë të listës...

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se Republika e Kosovës nuk i përket veç një njeriu e një partie....

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12

Gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas saj, në...

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

10/05/2026, 18:10

Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së në Prishtinë, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha...

Lajmi i fundit

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45
Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40
Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12
Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv