Në Podujevë, u zhvilluan garat komunale ndërmjet shkollave të mesme në disiplinën e futsallit, ku ekipi i shkollës sonë arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur fitues i kampionatit.
Në gjysmëfinale, ekipi ynë triumfoi ndaj shkollës Ekonomike “Isa Boletini” me rezultat 5:3, duke treguar aftësi të larta taktike dhe një lojë kolektive të shkëlqyer. Finalja emocionuese kundër Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” përfundoi me rezultat të barabartë në kohën e rregullt. Gjatë penalltive, ekipi ynë tregoi qetësi dhe saktësi, duke fituar me rezultat 3:1 dhe duke siguruar titullin e kampionit komunal.
Ky sukses pasqyron përkushtimin e palodhur të nxënësve dhe mbështetjen e vazhdueshme të mësimdhënësve. Në një ceremoni pas finales, drejtori i shkollës dhe zv.drejtoresha përgëzuan ekipin, duke shprehur mirënjohje për punën, dedikimin dhe emocionet që sollën me këtë fitore.
Urime kampionëve tanë! ????????⚽