https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ekipit të FSK-së në Turqi i bashkohet sonte edhe një grup tjetër nga Garda Kombëtare

Ekipit të FSK-së në Turqi i bashkohet sonte edhe një grup tjetër nga Garda Kombëtare

Kontigjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është dërguar në Turqi për të ndihmuar me viktimat e tërmetit, sonte do t’i bashkohet edhe një ekip tjetër.

Kështu kanë njoftuar nga Kryeministria, pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në komunikatë thuhet se Kosova do të vazhdojë t’i japë mbështetje Turqisë, dhe se ekipit të FSK-së sonte i bashkohet edhe një tjetër grup nga Garda Kombëtare.

“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësisë emergjente dhe njësitet e K9, tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti. Ndërkaq, sonte ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga garda kombëtare”, thuhet në njoftim.

Ekipi i parë i kërkim-shpëtimit i FSK-së u nis për në Turqi më 6 shkurt, derisa dy ditë pas shkuarjes, ata ia dolën ta nxjerrin nga rrënojat një foshnje të vogël 2-vjeçare bashkë me nënën e tij.

ADVERTISEMENT

Në njoftimin e ZKM-së po ashtu bëhet e ditur se edhe qytetarët janë solidarizuar në ndihmë të turqve, duke grumbulluar paketime me gjësende për njerëzit në nevojë.

“Solidarizimit dhe mbështetjes institucionale i janë bashkëngjitur edhe qytetarët e Republikës të cilët në baza vullnetare dhe humanitare kanë filluar të dërgojnë ndihma për popullit turk. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti pa nga afër grumbullimin dhe paketimin e ndihmave të destinuara për zonat me më së shumti nevojë”. /Reporteri.net/.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizituan bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren. Aty u pritën nga Komandanti i Kontingjentit Turk, Kolonel Recai Yılmaz, Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës Turke në Prizren, Celal Doğan dhe zëvendësambasdorja e Turqisë në Kosovë, Şeyda Aydın Çimenli dhe atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, Kolonel Çağdaş Akif Kahraman.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kryeministri Kurti dhe ministri Mehaj shprehën edhe një herë ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit shkatërrues të së hënës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, në gatishmërinë më të lartë për mbështetje.

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësisë emergjente dhe njësitet e K9, tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti. Ndërkaq, sonte ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga garda kombëtare.

Solidarizimit dhe mbështetjes institucionale i janë bashkëngjitur edhe qytetarët e Republikës të cilët në baza vullnetare dhe humanitare kanë filluar të dërgojnë ndihma për popullit turk. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti pa nga afër grumbullimin dhe paketimin e ndihmave të destinuara për zonat me më së shumti nevojë.​

Post Views: 192

Poste të ngjashme

Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

14/09/2025, 10:27

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, gjendet në këto momente në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut. Arsyeja përse u shoqërua...

Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

14/09/2025, 8:23

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Manastirc të Ferizajt, ku një burrë humbi jetën pasi mbi...

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

14/09/2025, 8:20

Është martuar vajza e Fadil Fazliut, Majlinda Fazliu. Vëllai i saj, Fahriu ka bërë të ditur se babai i tyre,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Theret me thikë një person në Podujevë

14/09/2025, 8:15

Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.09.2025-18:53. Raportohet se viktima mashkull...

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

13/09/2025, 19:00

Partia Demokratike e Kosovës e ka hapur zyrtarisht sot fushatën nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Para masës, kryetari i PDK-së,...

Lajmi i fundit

Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

14/09/2025, 10:27
Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

14/09/2025, 8:23
Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

14/09/2025, 8:20
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Theret me thikë një person në Podujevë

14/09/2025, 8:15
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv