https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ekonomisti Avdiaj, në 2023 pritet të ketë rënie të inflacionit, Qeveria të rris pagat në sektorin privat

Ekonomisti Avdiaj, në 2023 pritet të ketë rënie të inflacionit, Qeveria të rris pagat në sektorin privat
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomisti, Besnik Avdijaj, në një intervistë për IndeksOnline ka folur për ekonominë e vendit dhe çka po e pret Kosovën në vitin 2023.

Ai ndër tjerash theksojë se Kosova nuk po e hap vitin 2023 me një situatë të kënaqshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ky vit e gjen Kosovën në një situatë jo të kënaqshme, ashtu siç do të kishim të gjithë dëshirë të shohim në çdo fushë, në çdo sferë, veçanërisht në aspektin ekonomik. Viti që lamë pas ka pasur një ndikim tronditës në ekonominë e vendit tonë, për shkak të situatës me krizën ekonomike që është shkaktuar prej shumë faktorëve. Kryesisht faktorët që ndërlidhen me pandeminë dhe situatës së konfliktit të luftës në Ukrianë”, bëri të ditur ai.

Avdijaj ka thënë se për shkak të çmimeve të larta të importit reflekton detyrimisht në çmimin e lartë të shitjes së produkteve.

“Për fatin tonë, deri diku mund të them të keq, ekonomia jonë është bazuar kryesisht në konsum, këtë e dëshmon importi shumë i lartë i produkteve të konsumit që vjen prej vendeve dhe BE-së, dhe si rezultat edhe inflacioni është inflacion  i importuar për shkak të çmimeve të larta të furnizimit, detyrimisht reflektojnë në çmimet e larta të shitjes. Shto këtu shpenzimet e transportit dhe shpenzimet e tjera që dërgon deri tek një çmim vazhdimisht në rritje”, tha ai.

ADVERTISEMENT

“Është mjaftueshëm 12-24 muaj që ekonomia të fillojë të marrë veten për shkak se shumë prej palëve të afarizmit arrijnë që brenda kësaj periudhe t’i ndryshojnë zingjirët e tyre të furnizimit, kur them që zingjirët e furnizimit nënkupton që kemi rastin si në Gjermani që deri vonë ka pasur një varshmëri të gazit, të naftës nga Rusia ka arritur të ndërmarrë vendime drastike duke i ndaluar ato”, shtoi ai.

Avdijaj për fund tha se vitin 2023 pritet të ketë një rënie të vogël të inflacionit. Sipas tij, qeveria duhet të rris pagat e sidomos në sektorin privat, që në këtë mënyre qytetarët e Kosovës mos të ndikohen nga inflacioni.

“Edhe ky vit do të paraqitet më sfidë për shumë qytetarët dhe shumë biznese në gjysmën e parë të këtij viti, por veç sa ka filluar krijimi i një qëndrueshmërie nga situata e krizës nga fundi i vitit që lamë pas. Çmimet e derivateve kanë pasur një rënie të konsiderueshme, por në vijimësi pritet që të ketë një rënie, nuk po them rënie e madhe e produkteve të konsumit por gradualisht do të këtë një lloj balancimi, po shpresoj që krahas këtij balancimi të presim edhe një rritje të pagave, sidomos në sektorin privat”, tha Avdijaj.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Bëjmë të ditur se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës rreth 96 biznese janë mbyllur në vitin 2022, por për shkak të procedurave të ndërlikuara dhe të tej zgjatura për shuarjen e biznesit ka edhe prej tyre që janë mbyllur por zyrtarisht nuk janë të deklaruara si të tilla./IndeksOnline/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv