Kandidati për deputet nga radhët e LDK, Ekrem Hyseni ka falenderuar qytetarët që ia besuan votën në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hyseni thotë se me besimin e qytetarëve dega e LDK në Podujevë doli dega më e votuar e LDK-së, në nivel të Republikës së Kosovës, ku shton se kjo degë do të ketë dy deputetë në Kuvendin e Republikës.
Ju premtoj dhe siguroj secilin se, unë do të punoj me përgjegjësi e do të jap llogari para secilit prej jush. Do të jem zëri dhe vullneti juaj”, ka shkruar ai.