”Kënaqësi t’i kemi për iftar Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku dhe Nënkryetarin e LDK-së dhe Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxherin”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Lidhjes Demokratike në degën e Podujevës.
Në këtë darkë iftari, Hyseni ka treguar se pjesë e bisedave ka qenë edhe kthimi i LDK-së si parti e parë në Kosovë.
”Në shoqërinë e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve shumëvjeçar të LDK-së në Llap, Visar Hoti e Hasan Ajeti, diskutuam me Kryetarin Abdixhiku dhe Nënkryetarin Muhaxheri për rikthimin e pashmangshëm të LDK-së në krye të Llapit dhe të Republikës së Kosovës”. ka shkruar Hyseni.