Sonte, kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, u mirëprit në familjen e kandidatit për Asamble, Naim Çunaku. Gjatë takimit u diskutua programi i LDK-së për katër vitet e ardhshme.
Hyseni tha se ky program është ndërtuar mbi nevojat dhe kërkesat reale të qytetarëve dhe synon zgjidhjen e problemeve që janë injoruar nga pushteti në ikje. Ai shtoi se fundi i mashtrimeve dhe mashtruesve është i pashmangshëm, pasi qytetarët llapjanë nuk durojnë më.







