Mikpritje e veçantë dhe mobilizim i jashtëzakonshëm është shënuar në familjen e kandidatit të LDK-së për Asamblenë Komunale, Ekrem Rrahmani, në fshatin Siboc. Gjatë vizitës, kandidati për kryetar komune, Ekrem Hyseni, bashkëbisedoi me banorët për shqetësimet dhe kërkesat e tyre jetike.
Banorët e Sibocit shprehën zhgënjimin për injorimin e nevojave të tyre nga pushteti aktual, ndërsa theksuan domosdoshmërinë për ndryshim dhe zhvillim të qëndrueshëm në vendbanimin e tyre.
“Përcaktimi dhe vendosmëria e Sibocit për ndryshim është themeli i fitores sonë më 12 tetor”, u shpreh Ekrem Hyseni, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të denjë në Asamblenë Komunale.
Kandidatët e kësaj liste po vazhdojnë takimet në çdo lagje e fshat, duke dëgjuar qytetarët dhe duke ndërtuar programin mbi bazën e kërkesave reale të komunitetit.







