https://www.facebook.com/etcks https://www.facebook.com/etcks https://www.facebook.com/etcks
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Eksperti Mjeko Ligjor – ka konstatuar se Osmani ka vdekur si pasojë e shokut hemorragjik, afiksisë mekanike dhe traumatike

Dëshmon mjeku në rastin e Marigona Osmanit, jep detaje për gjendjen e saj kur u gjetë tek hyrja e spitalit

Në dëshminë e tij, Naim Haliti – ekspert mjeko-ligjor, tha se vdekja e Marigona Osmanit është shkaktuar si pasojë e politraumës e cila nënkupton më shumë se dy lloje të lëndimeve në më shumë se dy lokacione të trupit, raporton teve1.info

Haliti tha se në trupin e viktimës është gjetur një analgjetik i cili përdoret për ndalen e dhimbjes.

“Në raportin e autopsisë janë të përshkruara në detaje çdo lëndim që ka qenë në trupin e viktimës. Është marrë materiali për analizat toksikologjike, dhe janë kryer në laboratorin e toksikologjisë. Interpretimi mjeko ligjor bazuar në të gjeturat në provat biologjike tek trupi i viktimës, aty është gjet një analgjetik që përdoret për ndaljen e dhimbjeve. Janë përdorur si terapi për trajtimin e dhimbjeve”, tha ai.

Prokurori kërkoi nga dëshmitari, Naim Haliti, një elaborim të të gjeturave të autopsisë.

https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf

Ky i fundit tha se në raport ka shkruar krejt çka ka parë.

“Çkado që kam parë në autopsi e kam shkruar në raport. Në ekzaminimin e jashtëm, konkludojmë se vdekja e së ndjerës ishte e dhunshme dhe vjen si rrjedhojë e politraumës. Me politraumë nënkuptojmë lëndimet të cilat ndodhen në trupin e personit, janë më shumë se dy lloje dhe më shumë se dy lokacione në trup. Në kuadër të të gjeturave, vdekja e së ndjerës ka ardhë si pasojë e shokut hemorragjik, asfiksisë mekanike dhe asaj traumatike, që kanë ardhë si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga dëmtimet e asaj zone. Bazuar në përshkrimin e lëndimeve në kuadër të “dëshmimit të lëndimeve të freskëta”, janë të përcaktuara dhe të kualifikuara, se të gjitha këto lëndime kanë qenë të shkaktuara nga ndonjë mjet mprehtës, siç mund të jetë nga ndonjë mjet i fortë, shtypje apo goditje në ndonjë objekt të fortë”, tha Haliti.

Avokati i familjes së Marigonës, Gazmend Rexhepi kërkoi sqarime për raportin e autopsisë rreth thyerjeve të brinjëve dhe thyerjet në kokë.

ADVERTISEMENT

“Është thyerje e brinjës së dytë djathtas dhe brinja dy deri tre, tek pjesa majtë e kafazit të kraharorit. Ashti tek kaviteti i kokës, nuk ka pasur dëmtim. Nofulla ka qenë e thyer në dy vende. Sa i përket thyerjes së eshtrave, varet nga shumë faktorë. Nga forca goditëse dhe këndi që e nxen goditja. Ne kemi përshkrua se të gjitha thyerjet janë shkaktu nga ndonjë mjet i mprehtë. Që do të thotë se forca goditëse ka qenë më e fortë se sa rezistenca e ashtit, prandaj edhe ka ardhë thyerja”, tha Rexhepi.

Avokati Rexhepi kërkoi poashtu sqarime se çfarë do të thotë shoku traumatik, që ishte përshkruat në autopsi.

“Shoku traumatik është një sindromë apo fenomen, i cili përbën një kusht shumë serioz qoftë patologjik apo traumatik, që kërcënon edhe jetën e personit. Prandaj, shoku traumatik vije si pasojë e dëmtimeve të mëdha, siç ishin tek rasti konkret”, u përgjigj eksperti mjeko ligjor.

Ndërkohë, avokati i Dardan Krivaqës, adresoi mungesën e konkluzioneve nga strishot vaginale që i ishin marrë viktimës.

“Lidhur me përshkrimin e lokacionit se ku janë marrë strishot, ne kemi shkruar se nuk ka pasur dëmtime aty. Por, strishot që janë marrë në prezencë të policisë dhe të argumentuara në foto, ne si institucion në mungesë të laboratorit të ADN, ia japim Policisë, dhe ata i kryejnë kontrollet e nevojshme përmes mekanizmave që i kanë. Përshkrimin e kësaj kontrolle nuk e bëjmë asnjëherë sepse ajo kryhet nga Laboratori i Forenzikës, ata janë përgjegjës të interpretimit. E jona është marrja, paketimi dhe dorëzimi i mostrave tek personi përgjegjës të Policisë. Strishot e tilla merren për qëllim të identifikimit të personit tjetër të përfshirë në rast, për të përcaktuar dhe gjetur provat biologjike.”

Avokatja e Arbër Sejdiut, pyeti për të gjeturat e analizave toksikologjike, dhe gjetjen e drogës tek organizmi i Marigonës.

“Tetrahydrokanabinal është përbërës kryesor i kanabisit, lloj i drogës, që është gjet në kuadër të provës biologjike të së ndjerës”, u përgjigj eksperti mjeko ligjor.

Post Views: 49

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Neser mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Podujevës, këto janë pikat

07/12/2023, 14:11

Ju njoftojmë se më 08.12.2023 (e premte) në orën 10:00, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës....

Agim Ademi flet rreth mundësisë që një kosovar ta drejtojë Kosovën

Agim Ademi flet rreth mundësisë që një kosovar ta drejtojë Kosovën

07/12/2023, 14:07

Ademi ka folur për përzgjedhësin e ri të Kosovës, i cili nuk është emëruar ende. “Secili e ka të drejtën...

‘Nova’: Përveç Radoiçiqit, Interpoli ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 11 sulmuesve të Banjskës

‘Nova’: Përveç Radoiçiqit, Interpoli ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 11 sulmuesve të Banjskës

07/12/2023, 13:38

Organizata ndërkombëtare e policisë, e njohur si Interpol, ka lëshuar urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili...

Vetura e shtetit, vozitet kaq mjerisht nga zyrtarë të pandërgjegjshëm (Video)

Vetura e shtetit, vozitet kaq mjerisht nga zyrtarë të pandërgjegjshëm (Video)

07/12/2023, 13:29

Vetura e shtetit, vozitet kaq mjerisht nga zyrtarë të pandërgjegjshëm/indeksonline   https://fb.watch/oNt2lI_H1q/

Anulohet konkursi për pozitën “Kryeshef Ekzekutiv” në Trepçë

Anulohet konkursi për pozitën “Kryeshef Ekzekutiv” në Trepçë

07/12/2023, 13:02

U anulua konkursi për pozitën Kryeshef Ekzekutiv i Trepça Sh. A., i shpallur më datën 13.11.2023. Nga kjo ndërmarrje bëjnë...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Neser mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Podujevës, këto janë pikat

07/12/2023, 14:11
Agim Ademi flet rreth mundësisë që një kosovar ta drejtojë Kosovën

Agim Ademi flet rreth mundësisë që një kosovar ta drejtojë Kosovën

07/12/2023, 14:07
‘Nova’: Përveç Radoiçiqit, Interpoli ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 11 sulmuesve të Banjskës

‘Nova’: Përveç Radoiçiqit, Interpoli ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 11 sulmuesve të Banjskës

07/12/2023, 13:38
Vetura e shtetit, vozitet kaq mjerisht nga zyrtarë të pandërgjegjshëm (Video)

Vetura e shtetit, vozitet kaq mjerisht nga zyrtarë të pandërgjegjshëm (Video)

07/12/2023, 13:29
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv