Për nder të festës së pavarësisë së Kosovës është hapur ekspozita “Pa emër” e piktores Fatmire Fusha në objektin e destinuar për galeri të qytetit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javët e ardhshme. Kjo është ekspozita e dytë që po mbahet në objektin e galerisë së qytetit në Podujevë.
Ky aktivitet është organizuar dhe mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.