John Duncan, britanik, ish-këshilltar i Wesley Clark, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës, me ftesë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës.
Gjatë dëshmisë së Duncan, është shfaqur edhe një video e rrallë, ku shihen Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Rrahman Rama, Xhavit Haliti, Agim Çeku e Rrustem Mustafa, të gjithë ish-udhëheqës të UÇK-së.
Duncan ka kujtuar se atëbotë iu vinte “era barut”.