https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Escobar do të takojë opozitën në Prishtinë

Escobar do të takojë opozitën në Prishtinë

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sonte do të zhvillojë takim me partitë opozitare në Kosovë, kurse nesër do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vizita e tij në Kosovë vjen dy ditë para takimit të radhës Kurti-Vuçiq që do të mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ( shkruan Gazeta 10).

Escobar para nisjes për në Kosovë, sot ka zhvilluar takime në Serbi në përpjekje për të bindur palën serbe për të pranuar planin evropian.

Escobar në Serbi mbajti një konferencë për media, ku foli për pritshmëritë e tij nga takimi i Ohrit. Ai tha se marrëveshja që tashmë ndodhet në tavolinë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

I dërguari i veçantë për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së gjithashtu tha se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet deri në fund të këtij viti.

“Nuk pres që tani të ketë nënshkrime, por shpresoj për progres. Mundësitë do të ishin shumë pozitive për rajonin”, tha ai.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai foli edhe për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se asociacioni do të bëhet, por çështja është se sa shpejt do të ndodhë kjo dhe cili model do të aplikohet.

“Kur flas për këtë si kërkesë, nuk dua të provokoj një konfrontim apo ta minoj si sfidë. Fakti është se Asociacioni figuron në Marrëveshjen e Brukselit. Është pjesë e konkluzioneve të këshillit politik dhe të SHBA-së. Do të realizohet, pyetja e vetme është se sa shpejt do të realizohet. Pjesa e dytë është se çfarë modeli do të aplikohet. Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak dha disa shembuj të ndryshëm se si funksionon ky lloj komuniteti në BE, për të dhënë të drejtat e pakicave për të vendosur vetë fatin e tyre, kjo duhet të ndihmojë në afrimin e vendeve dhe ne do të donim që një nga ato modele të shërbejë si model edhe për Asociacionin”, tha Escobar.

Post Views: 156

Poste të ngjashme

Sot vapë e madhe, IHMK-ja del me një apel

Nesër temperaturat deri në 32 gradë Celsius

30/06/2025, 21:03

Të martën pritet të mbajë mot me diell gjatë gjithë ditës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...

Reagon Valon Syla, tregon se si u sulmua dhe përse

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025, 19:58

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas arrestimit të tij nën akuzat për dhunë ndaj të dashurës, duke hedhur poshtë pretendimet...

Mexheti e pret në kufi Kurtin: E mirëprita si vëlla

Mexheti e pret në kufi Kurtin: E mirëprita si vëlla

30/06/2025, 19:55

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut e mirëpret si "mik" e "vëlla" kryeministrin në detyrë të Kosovës para Samitit të liderëve...

“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

30/06/2025, 19:35

Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në Klinë, ka folur mbi rastin. Ai pretendon se...

Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

30/06/2025, 17:10

Betim Hasi, zyrtar policor në Gjakovë, në rrjete sociale ka përkrahur dhunën fizike që kolegët e tij dyshohen se përdorën...

Lajmi i fundit

Sot vapë e madhe, IHMK-ja del me një apel

Nesër temperaturat deri në 32 gradë Celsius

30/06/2025, 21:03
Reagon Valon Syla, tregon se si u sulmua dhe përse

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025, 19:58
Mexheti e pret në kufi Kurtin: E mirëprita si vëlla

Mexheti e pret në kufi Kurtin: E mirëprita si vëlla

30/06/2025, 19:55
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

30/06/2025, 19:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv