https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Escobar: Në Ohër nuk pres të ketë nënshkrime, marrëveshja përfundimtare e mundshme këtë vit

Escobar: Në Ohër nuk pres të ketë nënshkrime, marrëveshja përfundimtare e mundshme këtë vit

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar nga Serbia ku ka pasur takime me krerët e shtetit, ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka folur për pritshmëritë e tij nga takimi i Ohrit.

Escobar ka thënë se marrëveshja që tashmë ndodhet në tavolinë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara.

Escobar, tha sot se mendon se është plotësisht e mundur të arrihet një marrëveshje përfundimtare për normalizimin këtë vit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Do të kisha dashur që këtë vit të arrihet, dhe mendoj se kjo është plotësisht e mundshme”, u shpreh ai.

Ai thekson se dëshiron që institucionet e Kosovës dhe Serbisë të jenë të lidhura me të gjitha strukturat evropiane.

“Kjo marrëveshje duhet të “hapë derën” sepse më në fund do të kemi normalizim”, vuri në dukje Escobar.

I dërguari special i SHBA-së tha se nuk pret që gjatë takimit në Ohër të ketë nënshkrime, por theksoi se do të hapet rruga për përparim të mëtejmë.

“Nuk pres që tani të ketë nënshkrime, por shpresoj për progres. Mundësitë do të ishin shumë pozitive për rajonin”, thotë ai.

“Të dyja palët të jenë fleksibël, konstruktive dhe shumë serioze”

ADVERTISEMENT

Escobar tha se nga perspektiva e SHBA-së, marrëveshja evropiane për Kosovën ofron një nga mundësitë më të mira për të lëvizur rajonin  përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon. Ai tha se duan që të dyja palët të jenë shumë serioze, fleksibël dhe konstruktive në kërkimin e mundësive të reja dhe të kenë vizion për të shfrytëzuar këtë mundësi që u jep Evropa dhe Amerika.

Ai tha se qëllimi i vizitës së tij është të punojë me liderët politikë në rajon, të kërkojë mënyra për të përmirësuar dhe për të ecur përpara me propozimin e BE-së

“Nga perspektiva e SHBA-së, ne besojmë se marrëveshja ofron një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon”, u shpreh Ecsobar.

Kosova në OKB, pas marrëveshjes?

I pyetur se cili do të  ishte suksesi pas këtij takimi në Ohër dhe nëse mendon se pas këtij procesi Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së, Escobar tha se ata mendojnë se vlera reale e kësaj marrëveshje do të ishte integrimi më i shpejtë në BE jo vetëm i Serbisë dhe Kosovës, por edhe i gjithë rajonit.

“Sa i përket OKB-së, ne mendojmë se vlera reale e kësaj marrëveshjeje do të ishte një integrim më i shpejtë në BE, jo vetëm i Serbisë dhe Kosovës, por edhe i gjithë rajonit. Pra ka të bëjë me intensifikimin e proceseve që do të sjellë të gjithë rajonin më afër Evropës ekonomikisht dhe politikisht”.

Pritjet tona, shtoi ai, janë që njerëzit të takohen për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për t’u përballur me faktet.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Më duhet të them se qëndrimi i SHBA-së është se Kosova është një vend i pavarur me integritet territorial dhe sovranitet. Ne gjithashtu besojmë se rajoni do të përfitonte nga njohja reciproke, por kjo nuk është çështja”, nënvizoi Escobar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Kjo marrëveshje inkurajon integrimin më të madh jo vetëm të Kosovës, por edhe të Serbisë në të gjitha proceset ndërkombëtare. Nëse po flasim për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ne e dëshirojmë atë. Ajo që është specifike për Ballkanin Perëndimor janë mundësitë e tij ekonomike, dhe këto mundësi mund të shfrytëzohen nëse të gjitha vendet integrohen në BE”, tha ai.

I dërguari amerikan thotë se Ballkani është një rajon premtues dhe se kjo marrëveshje do të kontribuojë ndjeshëm për të gjitha vendet e Evropës.

“Asociacioni do të bëhet, çështja është se sa shpejt do të ndodhë kjo dhe cili model do të aplikohet”

Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të bëhet, por çështja është se sa shpejt do të ndodhë kjo dhe cili model do të aplikohet.

“Kur flas për këtë si kërkesë, nuk dua të provokoj një konfrontim apo ta minoj si sfidë. Fakti është se Asociacioni figuron në Marrëveshjen e Brukselit. Është pjesë e konkluzioneve të këshillit politik dhe të SHBA-së. Do të realizohet, pyetja e vetme është se sa shpejt do të realizohet. Pjesa e dytë është se çfarë modeli do të aplikohet. Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak dha disa shembuj të ndryshëm se si funksionon ky lloj komuniteti në BE, për të dhënë të drejtat e pakicave për të vendosur vetë fatin e tyre, kjo duhet të ndihmojë në afrimin e vendeve dhe ne do të donim që një nga ato modele të shërbejë si model edhe për Asociacionin”, tha Esckobar.

I pyetur nëse mund të thuhet se pas vizitës së tij dhe të Lajçakut jemi më afër Asociacionit se një muaj më parë, ai tha se mund ta pohojë këtë.

“Mund të them se jemi. Mund të them se bisedimet tona me qeverinë e Kosovës po bëhen gjithnjë e më realiste dhe produktive. Ata kanë filluar të kuptojnë se kjo është një pjesë ligjërisht e detyrueshme e marrëveshjes dhe se do t’i afrojë ata me Evropën. Besoj se jemi shumë më afër kësaj se disa javë më parë”, theksoi Escobar. /Reporteri.net/

Post Views: 179

Poste të ngjashme

Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

15/09/2025, 18:17

Një qytetar në kushte anonimiteti, ka denoncuar për redaksinë e klankosova.tv, se në Klinikën e Onkologjisë në QKUK nuk po...

Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

15/09/2025, 18:02

Tashmë është zyrtare. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd. UEFA ka...

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

15/09/2025, 15:20

  Sot në Podujevë u përkujtua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare...

Tre persona janë ndaluar për falsifikim dokumenti zyrtar

Tre persona janë ndaluar për falsifikim dokumenti zyrtar

15/09/2025, 14:37

Tre persona janë ndaluar sot për veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar. Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet...

12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

15/09/2025, 14:33

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një...

Lajmi i fundit

Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

15/09/2025, 18:17
Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

15/09/2025, 18:02
Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

15/09/2025, 15:20
Tre persona janë ndaluar për falsifikim dokumenti zyrtar

Tre persona janë ndaluar për falsifikim dokumenti zyrtar

15/09/2025, 14:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv