https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Escobar: ShBA është me Kosovën siç ka qenë, por kemi dallime taktike për rrugën trans-atlantike të vendit

Escobar: ShBA është me Kosovën siç ka qenë, por kemi dallime taktike për rrugën trans-atlantike të vendit

FILE PHOTO: U.S. and European Union flags are pictured during the visit of Vice President Mike Pence to the European Commission headquarters in Brussels, Belgium February 20, 2017. REUTERS/Francois Lenoir

Për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ShBA mendon se çështjet individuale [si targat] të cilat krijojnë tensione të menjëhershme duhet të palosen brenda dialogut të fascilituar nga BE, tha zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar. 

Prandaj, edhe marrëveshjen për targat të arritur në Bruksel, Escobar e quajti “të rëndësishme [vetëm] për uljen e tensioneve”.

Angazhimin amerikan, siç tha Escobar, në këto 18 muajt e fundit, ai e quajti të rëndësishëm “në zgjidhjen e shumë krizave” dhe “parandalimin e dhunës”.

Një gjë “që ka ta ngarë të jetë njëra nga pikënisjet për marrëveshje mes dy palve”, Escobar tha se është “integrimi ekonomik”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Shpresoj që [ky frustrim] të jetë i përkohshëm”, tha ai.

“Miqtë tanë në Prishtinë vazhdimisht na thonë se nuk ka vend më pro-amerikan se Kosova. Nuk ka asnjë vend më pro-Kosovës se sa ShBA-ja”.

Escobar ishte i prerë në atë se mbështetja amerikane ndaj të Kosovës s’ka përzgjedhje individuale ose partiake. Ky partneritet, tha ai, “është me popullin e Kosovës”.

Andaj, u shpreh ai, ShBA do të jetë aty për të mbrojtur “sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe sigurinë” e Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Zotimi ynë ndaj Kosovës për sovranitetin dhe pavarësinë e tyre, integritetin territorial të tyre dhe sigurisë është i fortë. Nuk shkon kjo përmes një personi, apo një partie, ky partneritet është me popullin e Kosovës. Dhe ne nuk do t’i braktisim”.

“Kështu që nëse kemi dallime taktike rreth asaj se si ta bëjmë që vendi të shkojë para në rrugën trans-atlantike, njerëzit duhet t’i shohin këto si dallime taktike dhe jo si ndryshim i qëndrimit amerikan ndaj Kosovës”.

Çështja e Asociacionit

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe jo vetëm që duhet të bëhet por edhe “do të bëhet”, ka thënë zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për “Atlantic Council”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Është obligim ligjërisht i detyrueshëm”, tha Escobar. “Popullata prej 70 mijë njerëzish që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës është sfida e njëmendtë në qendrën e të gjitha tensioneve, e të gjithë konfliktit, dhe të gjitha konfrontimeve”, tha ai.

Serbët e Kosovës, tha Escobar, “janë qytetarë të dyfishtë”.

“Ata duhet të marrin të gjithë mbrojtjen e institucioneve në Kosovë, por ata gjithashtu duhet të lejohet të marrin pjesë në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të Serbisë”.

“Dhe, po duhet të implementohet, dhe po do të implementohet”, ka thënë Escobar, teksa shtoi se “nëse nuk e zgjidhim këtë çështje do të jemi në një cikël të përhershëm krize”.

ADVERTISEMENT

Ka modele evropiane për Asociacione që funksionojnë për të dyja palët, u shpreh ai. “Kjo është mundësi. Për atë themi që ata duhet ta shohin këtë sikur të dyja palët të jenë evropiane”.

“Çështja duhet të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Mendoj se askujt nuk i duhet një konflikt i ngrirë në rajon. Dhe ky është i vetmi konflikt i ngrirë në Evropën qendrore”. /Reporteri.net/

 

Poste të ngjashme

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05

Një i burgosur ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë. Policia e...

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31

Një vdekje e dyshimtë është denoncuar të ketë ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Sipas burimeve të...

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

31/01/2026, 20:13

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, është rrahur nga Valon Ademi, biznesmen nga Shqipëria që ka...

Lajmi i fundit

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21
Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05
Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv