Për takimin Kosovë-Serbi që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ndërmjetësimin e BE-së, po zhvillohet debat në studion e RTK-së.
“Është për herë të parë konkretisht për të arritur një marrëveshje mes të dyja vendeve”, derisa shtoi se “është duke u biseduar në mënyrë intensive për një plan konkret që është hartuar nga pala franko-gjermane, por që është mbështetur nga shtetet tjera të BE-së dhe SHBA”.
Ai mes tjerash, theksoi se është esenciale që plani duhet të detajohet, të zbatohet i detajuar, sepse, sikundër theksoi ai, është e pamundur të bisedohet deri të një njohje sikundër pretendon kryeministri Kurti, por që në mënyrë tjetër pretendon kryetari i Serbisë, Vuçiq, duhet vazhduar me dialog.