https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Është helmu atmosfera”/ Matoshi për Kurtin: Ky njeri dashakeq e shpirtvogël flet për helmimin e gjuhës – s’ka lënë individ në Kosovë pa e njollosë

“Është helmu atmosfera”/ Matoshi për Kurtin: Ky njeri dashakeq e shpirtvogël flet për helmimin e gjuhës – s’ka lënë individ në Kosovë pa e njollosë
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të mos e formojë qeverinë e re dhe zgjedhjet duket se janë alternativë. Kështu deklaroi sot në Londër kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se nuk është aspak lehtë të formohet qeveria.Ai tha se ka shumë inat e xhelozi dhe është helmuar atmosfera.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nuk është kollaj, se, s’di se si t’jua shpjegoj, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vetë, është intoksikuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë sesa ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”, tha ai.Lidhur me këtë, analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se Kurti s’ka lënë individ në Kosovë pa e njollosur dhe ka tallur partitë, shoqërinë civile e përbuzur mediat.

Albin Kurti nuk ka lënë individ në Kosovë pa e njollosë, sha e true. Si njerëzit e politikës – kundërshtarë politik – ashtu edhe gjyqtarë të gjitha niveleve deri tek Kushtetuesja që i ka intimidu e frikësu. I ka përbuzë gazetarët e mediat duke ua zvogëlu besueshmërinë në publik, aq sa nuk ka britë “vrani”!? I ka tallë partitë e shoqërinë civile dhe po ashtu aleatët e Kosovës”, është shprehur ai.Po ashtu, Matoshi ka shtuar se Kurti e ka dërguar shtetin në gjendje permanente jokushtetuese dhe ka krijuar frikë te qytetarët e pasiguri juridike, ndërsa klasën politike e ka nënshtruar.

“E ka rrëkny çdo ligj e ligjësi duke e shpjerë vendin në gjendje permanente jokushtetuese. E ka përmbysë secilën të vërtetë duke e vendosur Kosovën në distopi e të folurit për luftën e ka normalizu. Thjesht ka kriju frikë te qytetarët e pasiguri juridike, kurse klasën politike i ka nënshtruar nën mallkimin historik të tradhtisë”, ka vlerësuar analisti për Gazeta Blic.Sipas Matoshit, tani Kurti, njeri dashakeq e shpirtvogël, flet për helmim të gjuhës, derisa heronjtë e vërtetë i ka ulur te pluhuri, ndërsa kriminelët i ka bërë heronj.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Dhe ky njeri dashakeq e shpirtvogël sot u flet kosovarëve për helmimin e gjuhës dhe komunikimit! Ky njeri mbi të gjithë, heronjtë e vërtetë i ka ulë tek pluhuni e horrat, hajdutët, kriminelët dhe bashkëpunëtorët e fashizmit serbian i ka heroizu”, ka deklaruar Halil Matoshi.

ADVERTISEMENT

 

Poste të ngjashme

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk mjafton të shohim...

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në...

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka mbajtur protestë në Prishtinë. Protesta...

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

01/05/2026, 8:10

Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në dysheme. Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar...

Lajmi i fundit

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18
Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58
Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31
“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv