https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Eskorta, trafikim dhe abuzim me fëmijë – çfarë zbuloi Policia në operacionin “Pranvera 2025”?

Eskorta, trafikim dhe abuzim me fëmijë – çfarë zbuloi Policia në operacionin “Pranvera 2025”?

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në periudhën e ditëve të veprimit të përbashkët që janë në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të EMPACT, të organizuar nga JAD SEE, ku marrin pjesë shtetet si: Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia etj. si dhe përfaqësues nga EU4FAST, EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, në periudhën kohore 02.06.2025 – 07.02.2025, ka realizuar planin operativ ‘Pranvera 2025’.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij plani operativ janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që përfshin: operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit dhe operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (muzikë live) dhe qendrave të masazhit, po ashtu dhe plan taktik lidhur me eskorta.

Operacionet policore të realizuara në periudhën e lartcekur kanë rezultuar me ndërmarrjen e veprimeve dhe inicimin e rasteve dhe personave të përfshirë si në vijim: Inspektimi/kontrollimi i 47 lokaleve muzikë live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej: 482 persona (352 femra dhe 130 meshkuj), prej tyre 204 shtetas të Kosovës, 278 shtetas të huaj (264 Shqipërisë, 8 Serbisë, 5 Maqedonia e Veriut, 1 Mali i Zi), Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT”, thuhet në njoftim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Tutje bëhet e ditur se janë inspektuar 67 qendrave të masazhit

Janë hasur gjithsej: 149 persona (114 femra dhe 35 meshkuj), 113 shtetas të Kosovës, 36 shtetas të huaj (23 të Shqipërisë, 11 të Tajlandës, 1 të Maqedonisë së Veriut, 1 i Malavisë), nga lokalet qendra masazhi 22 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT”.

Tutje bëhet e ditur se në kuadër të operacioneve të realizuara ka iniciuar rastet dhe ka ndërmarrë veprimet si në vijim: Inicimi i 10 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar: 10 femra të dyshuara, 5 shtetase kosovare, 5 shtetase të huaja (4 shtetase shqiptare, 1 shtetase e Maqedonisë së Veriut), janë identifikuar 15 fëmijë lëmoshkërkues, prej tyre 8 kosovarë dhe 7 shtetas të huaj. Po ashtu janë identifikuar edhe 3 raste të tjera të kërkim lëmoshës, të cilat i janë referuar stacionit policor kompetent për kundërvajtje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Po ashtu janë inicuar 7 raste ‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si ESKORTA.

“Janë arrestuar: 14 të dyshuar, prej tyre 7 meshkuj kosovarë dhe femra shtetase të huaja 3 nga Kolumbia, 2 nga Venezuela, 1 nga Brazili, 1 nga Turqia dhe janë referuar për trajtim sipas ligjit për të huaj edhe 7 femra shtetase të huaja (1 shtetase e Venezuelës, 5 të Kolumbisë, 1 turke)”.

ADVERTISEMENT

Të gjithë të dyshuarit të përfshirë në rastet ‘marrje me prostitucion’ janë dërguar në gjykatë, ku iu është shqiptuar dënim me gjobë si dhe është lëshuar masë plotësuese dëbim nga territori i Kosovës si dhe ndalim hyrje në Territorin e Republikës së Kosovës për tri vjet.

“Të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në lokale të muzikës dhe qendra masazhi, u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit, mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast. Gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 7 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj.

Në kuadër të aktiviteteve gjatë këtij plani operativ është iniciuar edhe një rast për veprën penale ‘shfrytëzim i viktimave të trafikimit’, ku me këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar: 4 persona meshkuj shtetas kosovarë si të dyshuar”.

Ndërkaq, pas hetimeve operativo-hetimore është zbatuar urdhëresa e Prokurorisë Themelore në Gjilan për masa të veçanta hetimore e cila urdhëresë është zbatuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ku është arrestuar një person mashkull kosovar. Viktima e rastit femër kosovare është strehuar në strehimore për viktima të dhunës.

Post Views: 44

Poste të ngjashme

Policia arreston dy persona për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik i dyshuar për marrje ryshfeti

14/07/2025, 19:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në bashkëpunim me...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Kamioni përplaset me një veturë, pamje nga aksidenti i rëndë në Skenderaj

14/07/2025, 17:54

Një aksident i rëndë komunkacioni ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, ku është përfshirë një kamion dhe një veturë....

Kryetari Bulliqi pret nxënësit e dalluar që u renditën të parët në pranime në Universitetin e Prishtinës

Kryetari Bulliqi pret nxënësit e dalluar që u renditën të parët në pranime në Universitetin e Prishtinës

14/07/2025, 14:56

  Bashkë me Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, patëm kënaqësinë të presim në Zyrë disa nga ish-nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër...

Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca gjyqësore për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca gjyqësore për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

14/07/2025, 14:47

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë për shkak të temperaturave të larta në sallën e gjykimit, është anuluar...

IPK suspendon nga puna katër policë, dyshohen për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”

IPK suspendon nga puna katër policë, dyshohen për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”

14/07/2025, 13:59

Inspektorati Policor i Kosovës në dy raste të ndara ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë. Rasti i parë ka...

Lajmi i fundit

Policia arreston dy persona për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik i dyshuar për marrje ryshfeti

14/07/2025, 19:20
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Kamioni përplaset me një veturë, pamje nga aksidenti i rëndë në Skenderaj

14/07/2025, 17:54
Kryetari Bulliqi pret nxënësit e dalluar që u renditën të parët në pranime në Universitetin e Prishtinës

Kryetari Bulliqi pret nxënësit e dalluar që u renditën të parët në pranime në Universitetin e Prishtinës

14/07/2025, 14:56
Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca gjyqësore për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca gjyqësore për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

14/07/2025, 14:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv