Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, gjendet në këto momente në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut. Arsyeja përse u shoqërua...
Eurodeputeti dhe kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz ka thënë se përshkallëzimet e fundit në veri janë “rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiqit dhe retorikës përçarëse”.
Ai thotë se “BE tashmë po e diskuton një ngrirje të bisedimeve për anëtarësim me Serbinë”.
Austriaku i ka dënuar sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, ndërsa ka thënë se Partia Popullore Europiane (EPP) duhet ta përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Vuçiqin.
“Këto përshkallëzime janë rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiqit dhe retorikës përçarëse. Edhe ushtarët dhe gazetarët e KFOR-it janë bërë objektiva të kësaj gatishmërie për dhunë. I dënoj sulmet në terma më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiqin, kundër të cilit po zhvillohen protesta masive aktualisht në Serbi”,thuhet në një deklaratë dërguar mediave.
Waitz thotë se “kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën në veri” dhe që të dyja palët të kthehen në tavolinën e dialogut.
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, gjendet në këto momente në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut. Arsyeja përse u shoqërua...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Manastirc të Ferizajt, ku një burrë humbi jetën pasi mbi...
Është martuar vajza e Fadil Fazliut, Majlinda Fazliu. Vëllai i saj, Fahriu ka bërë të ditur se babai i tyre,...
Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.09.2025-18:53. Raportohet se viktima mashkull...
Partia Demokratike e Kosovës e ka hapur zyrtarisht sot fushatën nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Para masës, kryetari i PDK-së,...