Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka vizituar Adri dhe Nuri Bugari, djemtë e heroit të Kosovës, Abdullah Bugari në kompaninë e tyre në Austri.
Adri dhe Nuri Bugari kanë treguar se kanë biseduar edhe për vizionet e tyre sipërmarrëse, sfidat dhe mundësitë – veçanërisht në lidhje me digjitalizimin, mungesën e fuqisë punëtore dhe rëndësinë e një Evrope të fortë dhe të bashkuar.
“Ishte një shkëmbim frymëzues dhe i barabartë me një politikan që dëgjon, kupton dhe vepron. Faleminderit për vizitën, veshin e hapur dhe mbështetjen tënde për biznese si i yni, i dashur Lukas”, shkruar Adri Bugari.