https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Eurodeputeti holandez: Edhe ky hap ka mbetur deri tek heqja e vizave për Kosovën

Eurodeputeti holandez: Edhe ky hap ka mbetur deri tek heqja e vizave për Kosovën

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët është punë e kryer dhe do të ndodhë deri më 1 janar 2024.

Ai ka thënë se tashmë ka mbetur edhe një hap i vetëm, që teksti i marrëveshjes në mes të Parlamentit dhe Këshillit të përkthehet në të gjitha gjuhët e Bashkimit Evropian dhe që të dy institucionet t’a japin pëlqimin përfundimtar përmes votimit.

“Pasi teksti të përkthehet në të gjitha gjuhët e BE-së, si Këshilli ashtu edhe Parlamenti duhet të japin pëlqimin përfundimtar përmes votimit”, ka thënë Reuten për Express

Eurodeputeti thotë se në këtë stad ku është procesi i liberalizimit të vizave, qasja e prediencës suedeze s’ka shumë rëndësi derisa shton se ai vetë do të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur vonesat e mëtejshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“

Për këtë, qasja e Presidencës suedeze nuk është më shumë e rëndësishme. Nga ana jonë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur çdo vonesë të mëtejshme”, ka shtuar tutje Thijs Reuten.

Politikani holandez thotë se i vjen mirë që BE-ja më në fund po e mban premtinin e saj dhe se liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi sapo të aktivizohet sistemi ETIAS.

ADVERTISEMENT

“Në dhjetor, Parlamenti Evropian dhe Këshilli arritën një marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky ishte një moment historik i rëndësishëm në integrimin evropian të Kosovës, pas disa vitesh bllokimi nga disa vende anëtare të BE-së. Më vjen mirë që BE më në fund po e mban premtimin e saj. Regjimi pa viza do të hyjë në fuqi sapo të fillojë sistemi ETIAS dhe, nëse ky sistem vonohet, më së voni më 1 janar 2024”, ka thënë ai për Express.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Eurodeputeti holandez i cili ka përgjegjësinë për të çuar përpara dosjen e Kosovës për liberalizimin ka thënë se tashmë kanë mbetur vetëm hapa procedural, pra që Këshilli dhe Parlamenti ta bëjën punë e tyre.

“Negociatat tashmë kanë përfunduar: ne kemi arritur tashmë një marrëveshje. Për momentin, është e rëndësishme që Këshilli dhe Parlamenti të bëjnë pjesën e tyre për të finalizuar procesin. Por këto janë hapa procedural, nuk ka diskutime politike të pazgjidhura”, ka përfunduar Reuten.”

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv