https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

EUROPOL-i jep detaje për goditjen e rrjetit në Shqipëri që trafikonte kokainë

EUROPOL-i jep detaje për goditjen e rrjetit në Shqipëri që trafikonte kokainë
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatim të Ligjit (EUROPOL) ka dhënë detaje lidhur me goditjen e një rrjeti të organizuar kriminal shqiptar, të përfshirë në “trafikimin e tonelatave kokainë dhe pastrim të parave”.

EUROPOL-i tha se gjatë bastisjeve të zhvilluar më 7 dhe 8 gusht në Shqipëri janë arrestuar dhjetë anëtarë të dyshuar të këtij rrjeti të organizuar kriminal shqiptar.

“Forcat shqiptare të rendit, në koordinim me kolegët e tyre nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, kryen këtë operacion të mbështetur nga EUROPOL-i, kundër këtij rrjeti kriminal të bazuar në klane”, u tha në njoftim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas EUROPOL-it, hetimet kanë treguar se ky rrjet ka lidhje me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare që janë aktive në gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Pas arrestimit të një anëtari kyç të organizatës nga autoritetet shqiptare në fund të qershorit të vitit 2025, kontrollet çuan gjithashtu në sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme, përfshirë një hotel, prona dhe biznese të ndryshme, si dhe një sasi të madhe provash fizike dhe digjitale”, u tha në njoftim.

Agjencia e bllokut evropian tha se operacioni është realizuar pas analizimit të të dhënave të komunikimeve të koduara të bëra në aplikacionin SkyECC. Ata gjetën se kishte pasur dërgesa me tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së.

“Hetimet kanë treguar se vetëm për një nga këto ngarkesa, objekti kryesor mori më shumë se 40 milionë dollarë amerikan për pjesën e tij”, u tha në njoftim.

ADVERTISEMENT

Sipas njoftimit, kreu i organizatës kriminale shqiptare ishte përgjegjës për organizimin e dërgesave dhe investimin për blerjen e sasive të mëdha të kokainës. Ai koordinonte këto operacione kriminale edhe nga distanca, “duke u mbështetur në mënyra të koduara komunikimi”.

Para arrestimit të tij, tha EUROPOL-i, ai ishte në kërkim pasi gjykata shqiptare vërtetoi dënimin prej 21-vjetësh burgim – të shqiptuar nga një gjykatë italiane, për vrasje, privim të lirisë, tentativë për fshehje të një kufome, kërcënim, posedim të paligjshëm të eksplozivëve dhe municionit si dhe pengim të drejtësisë.

“Rrjeti kriminal i organizuar shqiptar, që ishte nën hetim, operonte me një shtrirje të vërtet globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera që mundësonin transportet drejt porteve të BE-së. Ai investoi fitimet e mëdha, që arrinin dhjetëra miliona euro, në prona dhe biznese në të gjithë Shqipërinë dhe vende të tjera evropiane”.

Gjatë këtij operacioni, agjencia e BE-së dërgoi në Tiranë një ekspert të krimit të organizuar, i cili ofroi mbështetje nga një zyre mobile dhe lehtësoi bashkëpunimin mes forcave të huaja të zbatimit të ligjit dhe atyre shqiptare. /REL/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv