https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Fakulteti i Edukimit me ekspozitë për historikun e Abetares ndër vite

Fakulteti i Edukimit me ekspozitë për historikun e Abetares ndër vite

Me rastin e shënimit të ditës së mësuesit, në Fakultetin e Edukimit është hapur ekspozita e studentëve lidhur me historikun e Abetares dhe librit shqip ndër vite, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se kjo ekspozitë është e rëndësishme, së pari sepse është produkt i studentëve, e së dyti duke qenë ekspozita e parë e këtij lloji.

“Kjo është e rëndësishme për disa arsye, s’ka diskutim për rëndësinë që ka vetë kjo datë, që ka një simbolikë të pa krahasueshëm e të pa matshme. Është e rëndësishme sepse siç e kuptoj është hera e parë që një ekspozite e tillë shfaqet për publikun, për studentët dhe për stafin. Më e rëndësishme është që është produkt i studentëve tanë. Kjo i jep rëndësi edhe më të madhe se sigurisht në proces studentët përfshihen në punë që janë me praktike”, tha ai.

Tutje, Qerimi tha se janë të përkushtuar në arsimimin e drejtë e cilësor të “mësuesve e së ardhmes”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nuk ka diskutim që është profesioni më i pa zëvendësueshëm dhe me fisnik, puna e te cilëve nuk ka diskutim që prodhon pasoja të jashtëzakonshme për shoqërinë, për modelin e shoqërisë që ne e ndërtojmë, për zhvillimin. Ajo që na takon neve dhe atë që ne po e bëjmë, bashkë me dekanin e Fakultetin e Edukimit dhe kolegët e njësitë e tjera, është që ne të sigurohemi se ne krijojmë ose arsimojmë në mënyrën e duhur, në mënyrën e drejtë, në mënyrën cilësore mësuesit e së ardhmes” tha ai.

Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, tha se ky fakultet ka organizuar një sërë aktivitetesh për ta shënuar 7 marsin.

ADVERTISEMENT

Ai tha se në këtë ekspozitë për herë të parë është duke u bërë ekspozimi i abetareve ndër vite.

“Ne si Fakultet i Edukimit, pjesë e misionit që kemi përcaktuar e kemi edhe dimensionin e komunikimit dhe ndërveprimit me komunitetin, në këtë rast së pari me shkollën. Sot po e shënojmë ditën e 7 marsit ditën e mësuesit. Kemi organizuar disa aktivitete, një prej këtyre është edhe kjo ekspozita që pasqyrojnë një pjesë të historisë kombëtare. Ajo që ndoshta po bëhet për herë të parë është pasqyrimi i abetareve ndër vite”, tha ai.

Arianita Bajrami, studente e Fakultetit të Edukimit tha se kjo ekspozitë ka për qëllim edhe njohjen me rilindësit, që kanë kontribuar në abetaren dhe shkollën e parë shqipe.

“Ekspozita është organizuar për t’u njohur me rilindësit që kanë kontribuar gjatë hapjes së shkollave, që kanë kontribua në promovimin e abetareve që në sot të kemi të lirë mendimi që të shprehemi. Të kemi një arsim sa më të duhur. Për punimet kanë punuar të gjithë studente e Fakultetit të Edukimit, për ekspozitën ka qenë ideja e profesorit Ethem Qeku”, tha ajo.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Edhe Dea Shehu nga Tirana, studente në Fakultetit të Edukimit, ndan mendim të njëjtë se ekspozita ka për synim të njihen më shumë me rilindësit.

“Arsyeja e kësaj ekspozite është bërë që të mos i harrojmë rilindësit tanë, ata të cilët kanë kontribuar në hapjen e shkollës së parë shqipe, e cila u hap me 7 mars 19887 në qytetin e bukur të Korçës. Në atë kanë kontribuar shumë rilindës të ndryshëm”, tha ajo.

 

Poste të ngjashme

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31

Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim në fillim të javës së ardhshme lidhur me...

Lajmi i fundit

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20
Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv