Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shpërndarë disa fotografi pas një tubimi që ka mbajtur në Podujevë, me rastin e themelimit të 34 vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“FALEMINDERIT LLAP! Një tubim madhështor, në shënim të 34 vjetorit të themelimit tonë në Podujevë. Një festë qytetare, për të nderuar të shkuarën, për t’u besëlidhur për të ardhmen! Lidhja është e fortë. Llapi e bën të tillë!”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka shtuar se Llapi është duke rindërtuar besimin në këtë parti.
“Sot, këtu, në Llap, ju ftoj të rindërtoni këtë besim. E shkuara jonë është lavdishme. Është e papërseritshme. Ajo sot na shërben si dritë ndriçimi në rrugën e pa shkruar përpara. E ardhmja jonë është e papërcaktuar. Ajo mund të shkruhet si vazhdimësi e një të shkuare të lavdishme, por mund të shkruhet edhe si një përmbysje e palavdishme”.
“Unë zgjedh të ardhmen e ndritshme. Atë që varet nga ne. Atë që vazhdon rrugën tonë identitare, të një shtetit të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO dhe BE, e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.







