Në Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Lipjan, po mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë policëve që po dyshohen për vepren penale “Vrasje nga pakujdesia” në rastin e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu.
Nga afër këtë seancë, po e përcjellë edhe një ekip i Klan Kosovës.
Aty nuk u lejua të marrin pjesë asnjë nga pala e dëmtuar, as familja e as avokati Asdren Hoxha.
Gazetarja Qëndresa Tërshani, ka raportuar se Prokuroria ka kërkuar paraburgim ndaj policëve në fjalë për disa arsye, njëra nga ato është edhe ajo e pengimit dhe ikjes nga drejtësia.
Mbetet të shihet se si do të vendos në fund kjo gjykatë.