Një 36-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Llaushë të Skënderajt.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë ai./Indesk Online