Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka ngushëlluar Hashim Thaçin për vdekjen e babait. Sejdiu e ka vlerësuar Thaçin si person të përkushtuar ndaj prindërve dhe familjes.
Përmes kësaj shkrese dua t’i shpreh ngushëllime ish- presidentit Hashim Thaçi dhe familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj Haxhi Thaçi, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Me presidentin Thaçi ishim bashkë në përgatitjen e shpalljes së pavarësisë, ku kisha vërejtur se kisha të bëj me një njeri të përkushtuar për prindërit dhe familjen.
Sikur për shumë prindër shqiptarë në Kosovë, jeta nuk u tregua e butë me Haxhi Thaçin. Shpresoj që i dashuri juaj të gjejë pushimin e merituar dhe që familja Thaçi të gjejë forcën për ta tajkaluar edhe këtë dhimbje” shkruan Sejdiu në telegramin ngushëllues./Indeksonline/
Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...







