https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

FFK-ja reagon pas akuzave për gjendjen e fushës, thotë se është e gatshme edhe të heqë dorë nga menaxhimi i stadiumit

FFK-ja reagon pas akuzave për gjendjen e fushës, thotë se është e gatshme edhe të heqë dorë nga menaxhimi i stadiumit
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate pas akuzave të shumta që i janë bërë lidhur me gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”.

Ndonëse e ka nën menaxhim stadiumin, FFK-ja ka refuzuar ta marr barrën për gjendjen e fushës. Madje federata ka shprehur gatishmëri për të hequr dorë nga menaxhimi i stadiumit, nëse “vazhdohet me një neglizhencë të tillë të institucioneve ndaj këtij problemi”.

Më poshtë është komunikata e plotë e FFK-së.

“Gjendja e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Izrael la nën hije fitoren dhe paraqitjen e angazhimin e shkëlqyeshëm të djemve tanë dardanë.

Shumëkush nuk ngurroi që shigjetat për gjendjen e fushës t’i hedhë në një drejtim. Por, është e rëndësishme të theksohet se ky stadium nuk është pronë e FFK-së dhe kjo ka sjellë sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

FFK e ka marrë nën menaxhim stadiumin në kushte të mjerueshme, atëherë kur askush as nga institucionet e as nga organizatat sportive nuk ka pasur as vullnet e as gatishmëri për të marrë nën menaxhim këtë impiant sportiv. Jemi të vetëdijshëm se në situata të tilla më e lehta është hedhja e fajit tek tjetri, por nuk duhet harruar faktin se në çfarë gjendje është marrë stadiumi. Punëtorët aty kanë qenë të angazhuar nga komuna, por nuk janë paguar me muaj të tërë përderisa FFK ka vendosur ta marrë përgjegjësinë edhe për pjesën e punëtorëve të angazhuar.

FFK nuk mund ta marrë barrën për gjendjen e tillë të fushës, duke e ditur stërngarkesën e aktiviteve (jo vetëm sportive) në këtë stadium gjatë këtij viti. Askush nga institucionet, qoftë të nivelit lokal apo qendror, nuk është marrë asnjëherë me çështjen e fushës, ndonëse prej shumë kohësh e kemi ngritur zërin për urgjencë dhe për nevojën e një stadiumi alternativë.

Bari i kësaj fushe është konsumuar dhe është e domosdoshme ndërhyrja e plotë për riparimin e fushës. FFK tash e sa kohë e ka projektin e gatshëm për të kryer investim të plotë, por një gjë e tillë nuk është lejuar. Para ndeshjes së mbrëmshme në këtë stadium kanë luajtur Ballkani e Prishtina, derisa brenda pak ditësh do të luhen edhe ndeshjet e Kombëtares U21, Kombëtares A, Kombëtares së femrave dhe ndeshja e Ballkanit në Ligën e Konferencës. Nuk ka askund në botë ndonjë stadium që do të mund t’i bënte ballë një kalendari kaq të ngjeshur të ndeshjeve, aq më parë kur dihen edhe kushtet atmosferike që mbretërojnë në vendin tonë në një periudhë të këtillë.

FFK asnjëherë nuk ka marrë asnjë subvencion për mirëmbajtjen e kësaj fushe nga institucionet, e që brenda një viti menaxhimi i saj i kushton mbi 100 mijë euro. Madje, askush nuk përkujdeset për asnjë dëmtim apo avari që bëhet në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjeve, përveç FFK-së. Pagesa e vetme që kryhet nga klubet që i zhvillojnë ndeshjet aty është fatura e reflektorëve, kur ndeshjet zhvillohen në orët e mbrëmjes.

Ndonëse nuk ka pronësi mbi stadiumin, FFK është e gatshme që ta realizojë projektin me bari hibrid, por meqenëse tani nuk premton koha e nevojshme prej dy muajsh për një gjë të tillë, ka angazhuar kompani private me ekspertë për ta mirëmbajtur në mënyrën më të mirë të mundshme fushën aktuale dhe do të bëjë çmos që ta rikëndellë atë për aq sa ekzistojnë mundësitë. Mirëpo, me një kalendar të tillë të ngjeshur të ndeshjeve është e pamundur që fusha të jetë në gjendjen optimale.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nëse vazhdohet me një neglizhencë të tillë të institucioneve ndaj këtij problemi, atëherë FFK është e gatshme t’ia kthejë menaxhimin komunës apo kujdo tjetër nëse ka të interesuar. Atëherë do të presim nëse fusha do të jetë e pranueshme për ndeshjet ndërkombëtare apo do të jemi të shtrënguar të shfrytëzojmë alternativën e dytë – atë të zhvillimit të ndeshjeve jashtë vendit, siç kemi bërë në vitet e para pas pranimit në UEFA e FIFA.

ADVERTISEMENT

Krejt në fund FFK shpreh keqardhje për mungesë mbështetjeje për djemtë tanë dardanë, të cilët dhanë maksimumin e tyre në një fushë të tillë të rënduar. Të gjithë u morën me negativitet dhe askush nuk mori mundin t’i lavdërojë djemtë në fushë si dhe institucionet e sigurisë për një punë fantastike në mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, e cila përveçse e rëndë në fushë, ishte e tillë edhe jashtë fushës.

Gjithsesi, FFK do të vazhdojë të japë maksimumin e saj për përmirësimin e infrastrukturës sportive, por pa dyshim se në këtë objektiv është e nevojshme edhe ndihma e shtetit.”/EO

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv