Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”.
Sot, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, janë shpërndarë 56 krerë mëshqerra për fermerët përfitues, ndërsa nga ky projekt në total do të përfitojnë 162 fermerë. Pjesa tjetër e mëshqerrave do të shpërndahet në fazat në vijim.
Në procesin e shpërndarjes morën pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe drejtori i Bujqësisë, Behram Latifi, të cilët uruan fermerët përfitues dhe theksuan se mbështetja për blegtorët dhe zhvillimin e bujqësisë në Llap do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ky projekt synon fuqizimin e sektorit të blegtorisë dhe rritjen e prodhimit vendor, duke mbështetur drejtpërdrejt fermerët e zonës së Llapit.







