Në Komunën e Podujevës kanë filluar trajnimet pesëditore për 42 gra llapjane në kuadër të programit “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes”, të organizuar nga organizata “CARE”.
Ky program synon fuqizimin ekonomik të grave dhe rritjen e përfshirjes së tyre në sektorin e bujqësisë, përmes ofrimit të njohurive teorike dhe praktike në zhvillimin e veprimtarive agrobujqësore, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre si ndërmarrëse.
Në hapjen e trajnimeve morën pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Lirie Hoti, dhe zyrtarë të tjerë komunalë. Në fjalën e tij, kryetari Bulliqi theksoi rëndësinë e përkrahjes së grave në ekonomi si një faktor kyç për zhvillimin e përgjithshëm të komunës.
Ky program është një hap konkret drejt barazisë gjinore në ekonomi dhe mbështetjes së grave sipërmarrëse në rajonin e Llapit.