Vajzat e KV Llapi kanë shënuar një fitore të rëndësishme në Prishtinë, në kuadër të xhiros së XV të kampionatit të volejbollit.
Në një ndeshje të fortë dhe shumë të luftuar deri në pikët e fundit, volejbollistet llapjane treguan karakter të madh në parket. Me angazhim maksimal, disiplinë në lojë dhe pjekuri taktike, ato arritën të menaxhojnë mirë momentet vendimtare të ndeshjes dhe të dalin me rezultat pozitiv nga kjo përballje.
Kjo fitore konsiderohet një hap i rëndësishëm për ekipin e Llapit në vazhdimësinë e kampionatit, duke rritur motivimin dhe besimin për sfidat e ardhshme që e presin skuadrën.
KV Llapi tashmë do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjet e radhës, me synimin për të ruajtur formën e mirë dhe për të arritur rezultate të tjera pozitive.







