https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

FMN: Iportimi i energjisë në Kosovë arriti në 12.5% të GDP’së më 2022

FMN: Iportimi i energjisë në Kosovë arriti në 12.5% të GDP’së më 2022

Kosova renditet e pesta në botë për nga rezervat më të mëdha të qymyrit, por kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në krijimin e stabilitetit energjetik në vend. Importimi i energjisë po vazhdon. Bile, shifra shokuese ka dhënë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për importimin e energjisë për vitin 2022.

Sipas raportit të FMN-së të publikuar në muajin janar 2023, thuhet se importet neto të energjisë në Kosovë parashikohen të kenë arritur në 12.5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2022.

Në këtë raport, theksohet edhe mungesa e përdorimit të gazit natyror edhe pse ndërlidhja me tubacionet e gazit që arrijnë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut është e mundur, por nuk është e kyçur Kosova.

“Çmimet më të larta të energjisë përfaqësojnë një goditje të rëndë për llogarinë rrjedhëse të Kosovës. Pavarësisht se ka rezervat e pesta më të mëdha globale të qymyrit të linjitit, përmbajtja e ulët e energjisë së linjitit dhe infrastruktura joadekuate e Kosovës kanë penguar eksportet në një shkallë domethënëse, së bashku me veprimet e vendeve të tjera për të reduktuar emetimet e karbonit dhe për t’u larguar nga përdorimi i qymyrit. Megjithatë, linjiti përdoret për të prodhuar më shumë se 90 për qind të energjisë elektrike të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër prodhohet nga energjia e erës, hidrogjenerimi dhe në një masë të vogël nga panele diellore. Përdorimi i gazit natyror është praktikisht inekzistent, pa rrjet shpërndarjeje për konsumatorët rezidencialë ose komercialë. Edhe pse ndërlidhja me tubacionet e gazit që arrijnë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut është e mundur, aktualisht nuk ka asnjë. Nuk ka gjithashtu objekte lokale të rafinimit të naftës”.

“Kështu, importet e naftës janë kryesisht produkte të rafinuara. Importet neto të energjisë në Kosovë parashikohen të kenë arritur në 12.5 për qind të PBB-së në vitin 2022, me 3.5 pikë përqindjeje (pp) më shumë në krahasim me vitin 2021, përkundër një rënie prej 35 për qind në importet e energjisë elektrike dhe 5 për qind në importet e karburanteve.” – thuhet në raportin e FMN-së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Gjithashtu në raport përmendet edhe mosfaturimi i energjisë elektrike në komunat veriore të vendit qe përbën 5 për qind nga 20 për qind që nuk faturohet.

“Më shumë se 20 për qind e konsumit të energjisë elektrike në Kosovë ose nuk faturohet ose faturohet por nuk arkëtohet. Kërkesa në tregun e “rregulluar” përbën rreth 90 për qind të ngarkesës, ndërsa tregu i “çrregulluar”, i përbërë nga disa firma të mëdha që e sigurojnë energjinë e tyre kryesisht përmes importit, zë 5 për qind të tjera; pjesa e mbetur prej 5 përqind është nga konsumatorët e “parregulluar” nga katër komunat veriore të banuara kryesisht nga serbët etnikë, nga të cilët Kosova nuk ka qenë në gjendje të mbledhë tarifa që nga fillimi i viteve 2000. Për më tepër, rreth 11–12 pp të tregut të rregulluar janë humbje teknike dhe joteknike të shpërndarjes dhe 5 pp të tjera janë humbje komerciale.” – thuhet në raport.

Më tej, FMN thekson edhe mbështetjen buxhetore për sektorin e energjisë dhe vë në pah rritjen e eksporteve të energjisë që u rritën në nivel rekor.

“Përderisa mbështetja buxhetore për sektorin u rrit ndjeshëm, eksportet e energjisë elektrike të KEK-ut gjatë verës gjithashtu u rritën në nivele rekord (150 milion €, rreth 1.5 përqind e BPV-së).” – thuhet në raport, shkruan Nacionale.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në Kosovë në vitin 2021 ishte 9.41 miliardë dollarë amerikanë, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore. Vlera e PBB-së së Kosovës përfaqëson më pak se 0.01 për qind të ekonomisë botërore.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në anë tjetë, 12.5 për qind duke llogaritur me PBB-në që për vitin 2021 ishte 9.41 miliardë, i bie që Kosova ka importuar energji gjatë vitit 2022 rreth 1.1 miliardë euro.

Ndërkaq duhet theksuar se institucioni kryesor që merret me të dhënat dhe statistikat, pra Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nuk ka publikuar importimin e energjisë neto në baza vjetore.

Poste të ngjashme

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Lajmi i fundit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv