https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

FMN jep rekomandime për Kosovën: Të luftohet korrupsioni, të evitohet tërheqja e Trustit

FMN jep rekomandime për Kosovën: Të luftohet korrupsioni, të evitohet tërheqja e Trustit

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka mbajtur më 25 janar një mbledhje ku ka vlerësuar situatën ekonomike në Kosovë.

Sipas FMN, rritja e çmimeve që vjen si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë po ulë kërkesën për prodhim e po rrit inflacionin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Rritja reale Bruto Produktit Vendor për vitin 2022 vlerësohet të jetë nga 2.5 – 3%, dhe kjo pason rikuperimin prej 10.7% në vitin 2021. Ndërsa, në raport konkludohet se norma mesatare e inflacionit për vitin 2022 ka qenë mbi 11%.

Bordi Ekzekutiv i FMN’së ka dhënë edhe disa rekomandime për Kosovën, duke filluar me kërkesën për përmbushje të boshllëqeve në qeverisje dhe infrastrukturë, nevojën për rritje të transparencës e zvogëlim të korrupsionit.

“Bordi Ekzekutiv u kërkoi autoriteteve (të Kosovës) të adresojnë boshllëqet e qeverisëse, të rrisin më tej transparencën dhe të reduktojnë korrupsionin, të cilat mbeten thelbësore për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Kosovë dhe për të rritur rritjen e mundshme. Drejtorët nënvizuan gjithashtu rëndësinë e rritjes së kapacitetit të gjenerimit të energjisë së gjelbër për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të ulur emetimet”, thuhet në raportin e FMN-së.

Ndër të tjera, ky bord sugjeron që të evitohet tërheqja e mjeteve nga Trusti pensional i Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Drejtorët theksuan se duhet të shmangen tërheqjet e hershme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës”, thuhet tutje.

Edhe shpenzimet publike të Qeverisë sugjerohet të balancohen, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëri ekonomike në afate më të gjata kohore.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Rekomandohet që shpenzimet publike të balancohen më mirë ndërmjet transferave sociale dhe promovimit të transformimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë. Ata ranë dakord që zbatimi me faza i ligjit që rregullon pagat publike do të siguronte mbajtjen e faturës së pagave brenda kufirit ligjor”.

Organizata po ashtu ka parashikuar rritje të aktivitetit ekonomik prej 3.5% në vitin 2023.

“Ky parashikim varet në mënyrë thelbësore nga supozimi se çmimet ndërkombëtare të mallrave do të bien në vitin 2023. Pasiguria rreth perspektivës mbetet e lartë; Çmimet më të larta të energjisë përfaqësojnë rrezikun kryesor. Megjithëse politikat e shëndosha fiskale dhe financiare do të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të rreziqeve negative, reformat strukturore që adresojnë boshllëqet e infrastrukturës dhe qeverisëse janë thelbësore për të diversifikuar motorët e rritjes në Kosovë dhe për të krijuar kushtet për rritje më të gjelbër ekonomike”, thuhet tutje. /Reporteri.net/.

Poste të ngjashme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

30/12/2025, 17:09

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30/12/2025, 16:26

Gazeta Sinjali ka mësuar se dy persona janè gjetur të vdekur në një vilë në Pejë. Lidhur me këtë, Sinjali...

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Lajmi i fundit

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

30/12/2025, 17:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30/12/2025, 16:26
EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv