Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se “Fondacioni Behgjet Pacolli” do të vazhdojë traditën e tij të ofrimit të iftareve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se për një muaj të plotë, çdo ditë do të ofrohen iftare për besimtarët, si shenjë përkrahjeje dhe solidariteti në këtë periudhë të shenjtë.
Iftaret do të organizohen në Sallën e Sportit të Diamond Tennis në Hajvali.
“Për rezervime, ju lutem kontaktoni çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në numrin e telefonit +383 488 885 29, nga ora 12:00 deri në 16:00. Me kënaqësi, ju uroj këtë muaj të agjerimit, duke uruar paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët muslimanë”, shkroi Pacolli./Arbresh.info