Po vazhdon bastisja e Gjykatës Speciale në shtëpinë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramajt.
Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur forca të shtuara të Policisë, raporton Nacionale.
Aktualisht është bllokuar edhe parkingu i ndërtesës ku banon Behramaj. Kjo shihet në fotografi të realizuara nga Venhar Isufi.
Bastisjen e ka konfirmuar për Nacionalen edhe avokati i Behramajt, Artan Qerkini./nacioanale