https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Francezët nuk heqin dorë nga të drejtat, tymi përfshin Parisin dhe qytetet kryesore

Francezët nuk heqin dorë nga të drejtat, tymi përfshin Parisin dhe qytetet kryesore

Kanë hyrë në ditën e dhjetë protestat e fuqishme në Francë kundër ligjit të ri të qeverisë për të rritur moshën e pensionit.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve kryesore franceze nën moton “Unë nuk jam skllav”, në një kohë kur popullariteti i presidentit Macron ka rënë ndjeshëm që nga miratimi në mënyrë të njëanshme të kësaj reforme të shumë kundërshtuar.

Ministri i Brendshëm ka urdhëruar dislokimin e të paktën 13 mijë policëve pas akteve të dhunës që shënuan protestat e fundjavës.

Edhe protestat e sotme nuk kanë kaluar paqësisht, dhjetëra dyqane, makina dhe kazanë mbeturinash janë djegur, ndërkohë që përplasjet me forcat e rendit nuk kanë munguar.

Kundërshtisë civile i janë bashkuar dhe studentët të cilët kanë bllokuar prej ditësh tashmë dhe kampuset universitare.

Incidenti më i rëndë u regjistrua në Nantes ku protestuesit i vunë flakën filialit të një banke, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në Rennes dhe Nice u bllokuan akset kryesore rrugore, ndërkohë që protestuesit pezulluan dhe qarkullimin e trenave me marshimin e tyre në hekurudhë. Policia hodhi gaz lotsjellën në drejtim të tyre për t’i shpërndarë.

ADVERTISEMENT

Kryeqyteti Paris është mbushur nga mbeturinat për shkak të grevës së punonjësve të pastrimit, ndërkohë që është mbyllur akses dhe në zonat kryesore turistike, përfshirë atë të kullës Eiffel.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sindikatat kanë kërkuar nga presidenti Macron të bëjë një hap pas dhe kanë ofruar dhe një ekip negociator, por deri në këto momente nuk ka ende një përgjigje nga kreu i Elizee, i cili në daljen e tij të fundit përsëriti se reforma e pensioneve është rruga e duhur dhe që do të vijojë të implementohet.

Organizatorët flasin për më shumë se 450 mijë persona në sheshet kryesore të Parisit, por shifrat e protestuesve mund të jenë disa herë më të larta po të përfshijmë këtu dhe manifestuesit në qytetet e tjera.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksidentohet rëndë mërgimtari në Podujevë, Porsche-ja i bëhet “llom”

20/12/2025, 17:00

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në Podujevë. IndeksOnline raporton se të përfshira ishin një veturë me targa...

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK punëtori 30-vjeçar që ra nga kati i 10-të i objektit në Fushë Kosovë

Përleshje me çekiç në Prishtinë, dy të moshuar përfundojnë në QKUK – njëri kapet edhe me thikë

20/12/2025, 10:39

Një incident i rëndë me përleshje fizike është regjistruar në orët e hershme të 20 dhjetorit 2025 në Prishtinë, ku...

I digjet vetura serbit që konvertoi targat në RKS, policia nis hetimet

Pesë vetura digjen nga zjarri në Prishtinë, Policia nis hetimet

20/12/2025, 10:03

Një incident zjarri është raportuar të premten në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku si pasojë janë dëmtuar pesë vetura....

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një grua dërgohet e vdekur në emergjencë, mjeku thotë se s’kishte shenja dhune

20/12/2025, 8:58

Një grua në Gjakovë është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar...

2 vetura të Policisë ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

2 vetura të Policisë ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

19/12/2025, 13:47

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksidentohet rëndë mërgimtari në Podujevë, Porsche-ja i bëhet “llom”

20/12/2025, 17:00
E dhimbshme: Humb jetën në QKUK punëtori 30-vjeçar që ra nga kati i 10-të i objektit në Fushë Kosovë

Përleshje me çekiç në Prishtinë, dy të moshuar përfundojnë në QKUK – njëri kapet edhe me thikë

20/12/2025, 10:39
I digjet vetura serbit që konvertoi targat në RKS, policia nis hetimet

Pesë vetura digjen nga zjarri në Prishtinë, Policia nis hetimet

20/12/2025, 10:03
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një grua dërgohet e vdekur në emergjencë, mjeku thotë se s’kishte shenja dhune

20/12/2025, 8:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv