https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

FSK-së i shtohen edhe 31 oficerë të rinj

FSK-së i shtohen edhe 31 oficerë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot iu shtuan edhe 31 oficerë të rinj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ceremonisë së diplomimit të tyre, ka thënë se oficerët e rinj janë shtylla mbi të cilën do të vazhdon ndërtimin struktural e profesional Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe që do shoqërojë etapën e ushtrisë sonë drejt shërbimit në aleancën e madhe të NATO-s, si ofruese të sigurisë dhe paqes përtej vendit e rajonit.

“Jeni ju që në vazhdimësi keni treguar profesionalizëm të lartë në çdo garë e trajnim ndërkombëtar. Janë ushtarakët e FSK-së ata që kanë asistuar misionin e NATO-s për evakuimin e refugjatëve afganë. Bashkëpunimi i qëndrueshëm që kemi krijuar me shtetet partnere është si rezultat i vlerave që përfaqësojmë, dhe reflektim i veprimeve tona. Partnerët tanë njohin qëndrimet tona. Dijnë çka besojmë dhe për çka angazhohemi. Luftojmë vetëm për paqen, ashtu siç të parët tanë, komandanti legjendar Adem Jashari, dëshmorët dhe veprimtarët e kombit bën para nesh. Jemi shtet i vogël por me zemër të madhe”, tha Mehaj.

Fjalimi i plotë i Mehajt:

I nderuar Gjeneral Jashari, gjeneralë të FSK-së,

Të nderuar oficerë,

Të nderuar të pranishëm,

Teksa na ndanë vetëm një ditë nga 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës, dua të shpreh para jush krenarinë që ndjejë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për atë që ju gra e burra përfaqësoni për mua dhe gjithë popullin e Kosovës. E kjo ndjenjë krenarie s’ka dyshim se është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore, investimit ministror në trajnimin e shkollimin e ushtarakëve dhe furnizimin me armatime, mirëpo më shumë se kaq investimin e juaj shpirtëror, gatishmërinë tuaj për t’i përkushtuar jetën atdheut, gatishmërinë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve, ngase armët, tanket nuk janë asgjë nëse nuk ka një shpirt e zemër të fortë, një karakter të qëndrueshëm e vetmohues që i drejton.

ADVERTISEMENT

Të zgjohesh çdo mëngjes me këtë mision në mendje e zemër është vërtetë fisnike. Është vërtetë ndjenjë e mirë t’i përkushtohesh diçkaje më të madhe se vetja. Dhe është e vështirë, por është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni me jetën tuaj.

Si oficer të diplomuar, ju tashmë keni përvetësuar themelet e udhëheqjes duke mësuar teknikat e luftimit dhe të fushëbetejës që zbatohen si për veten e tuaj ashtu edhe për grupin që do udhëheqni.

Ju tani keni atë që duhet për të udhëhequr dhe për të ndërtuar besimin në ekipin tuaj si oficer të Ushtrisë së Kosovës, përgatitjen fizike, sigurinë mendore e emocionale, njohuritë dhe aftësitë për të udhëhequr çdo situatë në mënyrë efektive, pa marrë parasysh mjedisin ose skenarin e operacionit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ju jeni shtylla mbi të cilën do të vazhdon ndërtimin struktural e profesional Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe që do shoqëroj etapën e ushtrisë sonë drejt shërbimit në aleancën e madhe të NATO-s, si ofruese të sigurisë dhe paqes përtej vendit e rajonit. Dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë! Në vazhdimësi po e dëshmojmë!

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Janë ushtarakët tanë të Qendrës së Kërkim-Shpëtimit ata që po operojnë në Hatay kur aleati ynë turk ka më së shumti nevojë.

Jeni ju që në vazhdimësi keni treguar profesionalizëm të lartë në çdo garë e trajnim ndërkombëtar.

Janë ushtarakët e FSK-së ata që kanë asistuar misionin e NATO-s për evakuimin e refugjatëve afganë.

Bashkëpunimi i qëndrueshëm që kemi krijuar me shtetet partnere është si rezultat i vlerave që përfaqësojmë, dhe reflektim i veprimeve tona. Partnerët tanë njohin qëndrimet tona. Dijnë çka besojmë dhe për çka angazhohemi. Luftojmë vetëm për paqen, ashtu siç të parët tanë, komandanti legjendar Adem Jashari, dëshmorët dhe veprimtarët e kombit bën para nesh.

Jemi shtet i vogël por me zemër të madhe!

Për fund dua të ju uroj diplomimin dhe dijeni se keni 100% përkrahjen e popullit dhe 1000% përkrahjen time. E di se në aspektin matematikor kjo nuk është e mundur, por ju më kuptoni se çfarë dua të them. Si një ish-ushtarak e di se sa sakrifikoni, dhe çfarë jeni në gjendje të arrini.

Nuk ka asgjë që vlerësoj më shumë. Nuk ka asgjë që më bën më tepër krenar se të jem me ju këtu sot, e të shoh Ushtrinë e Republikës së Kosovës teksa zhvillohet.

Urime! /KP/

Post Views: 136

Poste të ngjashme

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut

Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë, rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

10/07/2025, 10:29

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj rreshterit Ibrahim...

Rasti në Lipjan, Komandanti i Stacionit Policor: Kam dhënë dorëheqje morale

Rasti në Lipjan, Komandanti i Stacionit Policor: Kam dhënë dorëheqje morale

10/07/2025, 10:04

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka bërë me dije se ka thënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Dolën nga banesa, hypën në një veturë”, prindërit në Fushë Kosovë raportojnë të zhdukura vajzat e tyre të mitura

10/07/2025, 8:07

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Fushë Kosovë. Rastin në polici e kanë raportuar prindërit e tyre....

Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet në Podujevë

KEDS-i njofton për punime, në disa vende të Podujeves do të ketë ndërprerje të rrymës

10/07/2025, 7:15

KEDS ka bërë të ditur se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si...

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët

10/07/2025, 7:02

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmi i fundit

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut

Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë, rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

10/07/2025, 10:29
Rasti në Lipjan, Komandanti i Stacionit Policor: Kam dhënë dorëheqje morale

Rasti në Lipjan, Komandanti i Stacionit Policor: Kam dhënë dorëheqje morale

10/07/2025, 10:04
Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Dolën nga banesa, hypën në një veturë”, prindërit në Fushë Kosovë raportojnë të zhdukura vajzat e tyre të mitura

10/07/2025, 8:07
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet në Podujevë

KEDS-i njofton për punime, në disa vende të Podujeves do të ketë ndërprerje të rrymës

10/07/2025, 7:15
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv