Mirlinda Krasniqi, nënkryetare e degës së LDK-së në Fushë-Kosovë ka reaguar lidhur me mospërfshirjen e degës së tyre në kryesinë qendrore.
Krasniqi ka thënë se ku anashkalim është mosvlerësim dhe përjashtim nga kontributi i degës.
“Sot, si nënkryetare e degës së LDK-së në Fushë-Kosovë dhe si asambleiste, ndjej obligim moral dhe politik të shpreh pakënaqësinë time lidhur me mos përfshirjen e degës sonë në kryesinë qendrore.
Ky anashkalim jo vetëm që nuk pasqyron kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të anëtarëve tanë, por gjithashtu krijon një ndjenjë përjashtimi dhe mosvlerësimi.
Dega jonë ka dëshmuar në vazhdimësi përkushtim në aktivitetet dhe proceset e përbashkëta, prandaj mungesa e përfaqësimit në nivelet vendimmarrëse është e pajustifikueshme dhe e papranueshme.
Kur injorohet një degë që ka dhënë dhe vazhdon të japë, dëmtohet vetë fryma e përbashkët sepse përfaqësimi nuk është privilegj është e drejtë.
Ne nuk kërkojmë më shumë se sa na takon, por nuk pranojmë as më pak se atë që meritojmë” shkruan Krasniqi në reagim.







