Ish- banori i Big Brother Vip Albania 4, G –Bani, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka befasuar ndjekësit me qëndrimin e tij ndaj Gjestit, ku përmes një mesazhi i kërkon falje dhe i uron fitore, derisa ka shpërndarë edhe mesazhet teksa e voton masivisht.
“Tash që e dogja finalen në shenjë proteste për ruzaren e hedhur në pishinë, besoj kam të drejtë të votoj për cilin ma don shpirti.”
Pjesa më e ndjeshme dhe emocionale e deklaratës së G-Banit është padyshim dedikimi i tij:
“Gjestit të falemnderit për urimin që bane për babin tim dhe më fal për sa herë t’kam ra në qafë me të pa drejtë!”
Kisha dash me fitu vet’, ama nga ata që kanë ngel aty, më dukesh ma i miri për çmimin e parë.”
“Për hajr edhe hajde ma gjall!”.