Ish-deputeti Gani Geci ka arritur sot në sheshin qëndror të Prishtinës dhe para Kuvendit të Kosovës, pasi deputeti Faton Peci derisa po hynte në seancën e sotme, ka deklaruar se Gani Geci iu ka dërguar mesazh dikujt nga koalicioni LVV-GUXO ku ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim.
Këtë Peci e ka thënë si kundërpërgjigje ndaj mesazheve që Gani Geci ka publikuar e ku ka treguar se është telefonuar nga Glauk Konjufca për votën e Marigona Gecit.
“Faton Luci, Faton Peci me falni se u habita, e kish bo një intervistë, e kish thanë që Gani Geci na ka dërgu një sms”, ka thënë Geci para Kuvendit, duke treguar se njëherë i kishte dërguar mesazh Pecit por për t’i treguar pronat e uzurpuara në Drenicë.
“Unë s’jam ai që i çoj dikujt mesazh për bashkëpunim. Kam mëndu që GUXO është me LDK-në, por ata qenkan japanxhë e LVV-së e marksistë leninistëve”, ka thënë Geci.
Sipas Gecit, Faton Peci e Albin Kurti po mundohen ta përçajnë vëllezërit Geci sikurse kishin tentuar “UDBA e SHIK-u”./GazetaExpress/