https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

GAP: Në Kosovë ka diskriminim me bazë gjinore në shpalljet e vendeve të lira të punës

GAP: Në Kosovë ka diskriminim me bazë gjinore në shpalljet e vendeve të lira të punës

Instituti GAP ka publikuar raportin “Diskriminimi me bazë gjinore në shpalljet e vendeve të lira të punës”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ky raport vlerëson se sa është prezent diskriminimi me bazë gjinore në shpalljet publike për vendet e lira të punës në Kosovë, duke analizuar 6,225 shpallje për vende të lira të punës të publikuara në njërën nga platformat më të mëdha online të punësimit gjatë vitit 2022, si dhe 1,357 shpallje për vende të lira të punës të publikuara në platformën “Superpuna”, e cila është lansuar në shkurt 2023 nga Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve.

Diskriminimi me bazë gjinore në titujt dhe përshkrimet e vendeve të punës ndodhë kur në njoftime për vende pune përdoren fjali dhe/ose shprehje që sugjerojnë një preferencë për njërën gjini, ose kur në to pasqyrohen stereotipe kulturore në lidhje me burrat dhe gratë në vendin e punës. Përmbajtjet e tilla të konkurseve, përveç që sjellin praktika diskriminuese në punësim, duke privuar nga e drejta për të aplikuar njërën apo tjetrën gjini, në Kosovë ato janë të ndaluara edhe me ligj.

Nga analiza e 6,225 titujve të publikuar në platformën online të punësimit gjatë vitit 2022, 59% përmbajnë stereotipe gjinore, ku nga to 73% janë shkruar me gjuhë të kodifikuar mashkullore dhe 27% janë shkruar me gjuhë të kodifikuar femërore. Ndërsa, nga 1,357 tituj të publikuar në platformën “Superpuna”, 79% përmbajnë stereotipe gjinore, ku nga to 74% përmbajnë  stereotipe gjinore mashkullore dhe 26% përmbajnë stereotipe gjinore femërore.

Sipas kësaj analize paga mesatare për vendet e punës në platformën “Superpuna” të cilat janë të kodifikuara më stereotipe gjinore për burra është 391.5 euro, për vendet e punës të cilat janë të kodifikuara me stereotipe gjinore për gra është 336.3 euro, kurse për vendet e punës pa stereotipe gjinore është 412.6 euro. Kjo dëshmon edhe një herë praninë e hendekut gjinor të pagave.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sektorët për të cilët kërkohen më shumë gra janë: administrata, edukimi dhe shëndetësia; kurse sektorët për të cilët kërkohen më shumë burra janë: tregtia dhe ekonomia, elektronika dhe energjetika, hulumtimi dhe zhvillimi, inxhinieria dhe ndërtimtaria, mirëmbajtja dhe sigurimi.

Kjo analizë arrin në përfundim se dispozitat e tanishme ligjore nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e barazisë gjinore në tregun e punës dhe rekomandon masa më strikte për parandalimin e diskriminimit gjinor në punësim./Indeksonline/

Post Views: 233

Poste të ngjashme

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

22/09/2025, 20:14

Sot në moshën 71 vjeçare ka vdekur aktori i njohur, Enver Petrovci. Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet...

Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

22/09/2025, 17:41

Sonte, në Galerinë e Qytetit në Podujevë, artisti Arian Mavriqi hapi ekspozitën e tij më të re, duke paraqitur para...

Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Kosova e para në Evropë për siguri, sipas Gallup, Murati: Lajm që duhet të gëzojë edhe opozitën

22/09/2025, 16:25

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të raportit më të fundit të institutit Gallup, ku...

Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës pjesë e Konferencës së DEA-s në ShBA

22/09/2025, 16:11

Policia e Kosovës ka marrë pjesë në Konferencën e 39-të Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (IDEC), të mbajtur...

​Supremja refuzon ankesën e LVV-së për Sami Lushtakun

​Supremja refuzon ankesën e LVV-së për Sami Lushtakun

22/09/2025, 15:54

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pa-themeltë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit...

Lajmi i fundit

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

22/09/2025, 20:14
Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

22/09/2025, 17:41
Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Kosova e para në Evropë për siguri, sipas Gallup, Murati: Lajm që duhet të gëzojë edhe opozitën

22/09/2025, 16:25
Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës pjesë e Konferencës së DEA-s në ShBA

22/09/2025, 16:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv